• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritëhijet e presidentit të gjashtë

by A R
25/07/2017 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Nishani u zgjodh presidenti i gjashtë i Shqipërisë pas pluralizmit, më 11 qershor 2012.

Pas dështimit të tre raundeve të para dhe pas tërheqjes së kandidaturës së Artan Hoxhës, Partia Demokratike propozoi emrin e ministrit të Brendshëm në atë kohë, Bujar Nishani, i cili u zgjodh në këtë post me 73 vota.

Kjo ditë do të ishte dhe hera e fundit që Bujar Nishani i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me një fjalim, pasi ndryshe nga të gjithë parardhësit e tij, në 5 vite në detyrën e kreut të shtetit, asnjëherë nuk iu drejtua Parlamentit.

Më 24 korrik 2012, Nishani mori zyrtarisht detyrën. Paragjykimet për të ishin të shumta që në marrjen e detyrës, pasi ai vinte nga radhët e Partisë Demokratike dhe për shumëkënd, ai do t’i shërbente kësaj force.

Dyshim ky që u përforcua pas shkarkimit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror vetëm 16 ditë pas marrjes së detyrës. Shkarkim ky që ishte kërkuar prej gati më shumë se 1 vit e gjysmë nga kryeministri i kohës, Sali Berisha.

Por zgjedhjet e 2013-s sollën Partinë Socialiste në pushtet dhe Edi Ramën kryeministër. E këtu do të niste dhe përplasja e cila nuk do  të përfundonte asnjëherë mes kreut të shetit dhe kryeministrit. Edi Rama në shumë raste e ka shprehur hapur opinionin e tij për Nishanin, duke e konsideruar si të papërshtatshëm për atë post, ndërsa Nishani nga ana e tij është munduar, edhe pse jo gjithmonë ia ka dalë, që të jetë mbi palët.

Në 5 vite detyre, 4 prej të cilave me qeverinë e Partisë Socialiste, përplasjest mes Presidencës dhe Qeverisë kanë qenë të shumta. Kthimet e të paktën 17 ligjeve për rishqyrtim në Parlament kanë sjellë dhe acarimin e marrëdhënieve mes Kryeministrisë dhe Presidencës.

Nga ligjet e kthyera vlen të përmenden disa me rëndësi si ai për “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, “Per arsimin e lartë”, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, apo ligji i Pronave, të cilin Nishani e ankimoi dhe në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesë e cila u rrëzua.

Por Nishani do të mbahet mend dhe për dy përplasje të forta, një me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për parkun tek Liqeni Artificial dhe incidenti me Visar Zhitin.

Nishani akuzoi Erion Veliajn për shpifje, madje edhe e paditi atë në gjykatë, ndërsa vetë nuk hezitoi të shkonte dhe të vizitonte nga afër protestuesit që ishin kundër ndërtimit të parkut të lojrave tek Liqeni Artificial, duke u dhënë atyre mbështetjen e tij. Në fund parku u ndërtua, ndërsa padia ndaj Veliajt u rrëzua nga gjykata.

Një tjetër rast i paprecendet ishte dhe ngjarja e ndodhur korrikun e kaluar, kur gjatë punimeve të Konferencës së Ambasasdorëve, kur të gjithë diplomatët shqiptarë u mblodhën në Tiranë, kreu i shtetit, edhe pse kishte parashikuar një takim me ta, e anuloi atë.

Shkak ishte Visar Zhiti, i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Vatikan, të cilin nuk e dekretoi si ambasador pas përplasjeve publike që kishin pasur mes tyre.

Në vitin 2015 presidenti Nishani do të ankohej se i ishte refuzuar kërkesa për të pushuar në Vilat Qeveritare në Dhërmi, ngjarje të cilën ai e denoncoi disa herë në media.

Por Nishani do të mbahet mend dhe si presidenti i parë i cili “kërcënoi” se do të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese projekt-buxhetin, pasi sipas Institucionit të Presidencës nuk i ishin akorduar fonde të mjaftueshme.

E në fund, dekoratat kanë qenë një tjetër pike për të cilën ai do të mbahet mend. Gjatë 5 viteve të tij në krye të shtetit, Nishani ka akorduar 1.013 të tilla. /TCH/b.d

Next Post
Panik në Majorca të Spanjës, peshkaqeni sulmon turistët

Panik në Majorca të Spanjës, peshkaqeni sulmon turistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In