• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritëhijet e Berlusconit: Nga skandalet seksuale tek akuzat për lidhje me mafian e CosaNostras

by Java News
12/06/2023 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri italian Sivio Berlusconi ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 86-vjeçare pas një beteje disa javore në spital me sëmundjen e rëndë të leuçemisë.

Berlusconi ishte një figurë e diskutueshme gjatë gjithë jetës së tij, duke e ndarë opinionin në Itali më dysh, me persona të cilët e donin marrëzisht, por të shumtë dhe ata që e urrenin.

Karriera e tij politike është e mbushur me sukese dhe skandale të shumta të cilat zbehën suksesin e tij të madh.

Skandale seksuale, akuzat për mashtrim tatimor, korrupsion dhe lidhje me mafjen ishin disa nga aferat e përfolura të ish-kryeministrit italian.

Manjati i Mediaset, i cili ka një pasuri neto prej 6.9 miliardë dollarësh, dikur ishte njeriu i 12-të më i pasur në botë.

Më poshtë keni disa nga skandalet më të mëdha me të cilat u përball Berlusconi…

Konfliktet e interesit

Një temë pothuajse e vazhdueshme në jetën e Berlusconit ishin akuzat për konflikt interesi. Veçanërisht kur ai ishte kryeministër, pasi një nga gazetarët vendas pretendonte se ai kishte hyrë në politikë për të shpëtuar kompanitë e tij nga falimentimi.

Akuza të tilla zakonisht përqendroheshin në përdorimin e tij të medias dhe marketingut për përfitime politike – pasi ai kishte kontroll të gjerë mbi pjesë të mëdha të shtypit italian.

Akuzat për korrupsion

Në vitin 2007, një regjistrim audio i një telefonate midis Berlusconit dhe drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Italian – Agostino Sacca – u bë publike.

Ishte pjesë e një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik të Napolit, ku Berlusconi dyshohej për korrupsion.

Ai u shpall fajtor për mashtrim tatimor në tetor 2012 në një rast që përfshinte rrjetin e tij televiziv Mediaset. Berlusconi u dënua me 4 vite burg.

Skandale seksuale

Berlusconi u akuzua gjithashtu se kishte paguar për seks balerinën marokene Karima El Mahroug, e njohur më mirë si “Ruby the Heart Stealer”, kur ajo ishte 17 vjeç.

Ai u përball me një gjyq që filloi në prill 2011. Megjithatë, një gjykatë e Milanos hodhi poshtë një vendim fajësie dhe një dënim me shtatë vjet burg të dhënë nga një gjykatë më e ulët në vitin 2013.

Ishte një nga skandalet e fundit që ndihmuan në përshpejtimin e rënies politike të Berlusconit.

Lidhje të dyshuara me mafian

Berlusconi nuk u gjykua kurrë për akuzat në lidhje me Cosa Nostra-n – mafian siciliane – por është pretenduar vazhdimisht se ai kishte lidhje me grupin.

Akuzat lindin kryesisht nga punësimi i Vittorio Mangano, një person me lidhje me mafian siçiliane. Berlusconi e punësoi Manganon si kopështar të vilës së tij në Milano./m.j

Next Post
“Kurti, politikan i rrezikshëm”/ Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para një aksidenti historik. Perëndimi ka mbetur pa aleatë në Kosovë

"Kurti, politikan i rrezikshëm”/ Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para një aksidenti historik. Perëndimi ka mbetur pa aleatë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com