• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritë/hijet e Fatos Nanos

by Denis Dyrnjaja
01/11/2025 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Në historinë politike të Shqipërisë pas komunizmit, pak figura kanë ngjallur aq shumë debat sa Fatos Nano. Themelues i Partisë Socialiste dhe disa herë kryeministër, ai mbetet një ndër arkitektët e sistemit politik që kemi sot, një sistem që mbart njëherazi shpresat dhe deformimet e tranzicionit. Karriera e tij është një pasqyrë e përzier, me dritë që nuk mund të mos duket dhe me hije që nuk mund të fshihen.

Drita e Fatos Nanos qëndron në aftësinë e tij për të krijuar një alternativë politike reale ndaj pushtetit të Sali Berishës në vitet ’90-’97. Ai ishte ndër të paktët që solli një diskurs racional, liberal dhe të matur në një klimë politike të polarizuar e të ngarkuar emocionalisht.

Transformimi i Partisë së Punës në Parti Socialiste ishte një akt me rëndësi për jetën politike, një tentativë për ta integruar të majtën shqiptare më pranë modeleve evropiane dhe pse kjo nuk ndodhi kurrë as atëherë as sot. Nano solli gjithashtu një frymë intelektuale dhe urbane në politikë, duke krijuar kontrast me folklorizmin dhe ashpërsinë e politikës së viteve të para të demokracisë.

Por hijet që ndjekin figurën e tij janë po aq domethënëse. Nano shpesh perceptohej si një lider i mbyllur në elitizmin e vet, më shumë filozof i pushtetit sesa reformator dhe ekzekutues i tij. Ishte dogmatik, por jo punëtor në kuptim të angazhimit real në angazhimin poktiko/shtetëror. Gjatë qeverisjes së tij, përpjekjet për modernizim u zëvendësuan nga kompromiset politike dhe klientelizmi. Në vend të një projekti të qartë për shtetin ligjor, mbizotëruan balancat e brendshme partiake dhe pazaret për pushtet. Në këtë kuptim, Nano nuk arriti ta çlirojë Partinë Socialiste nga logjika e tranzicionit, përkundrazi, e institucionalizoi atë si pjesë të një sistemi ku rotacioni ndodhte, por ndryshimi jo.

Përtej nostalgjive politike personale të atyre që e njohën dhe idhëtarëve dhe adhuruesve që e ndoqën dhe e ruajnë me fanatizëm edhe sot në memorie, figura e tij mbetet edhe sot kontradiktore. Një njeri me formim intelektual të thellë, por shpesh me distancë ndaj realitetit social, një lider që fliste për reforma, por që rrallë e imponoi ato, një politikan që dinte si të menaxhonte krizat, por shpesh iu shmang atyre.
Në fund, trashëgimia e tij është ajo e një politikani që mundi të mbijetojë, por jo gjithmonë të transformojë. Ai është produkti më tipik i një tranzicioni që nxori liderë të fortë, që krijuan institucione të dobëta.

Nëse Fatos Nano do të kujtohet si arkitekti i së majtës moderne apo si simboli i humbjes së idealizmit të saj, mbetet çështje interpretimi. Por një gjë është e qartë, dritë/hijet në karrierën e tij nuk janë dy faqe të ndara janë pjesë e së njëjtës histori që ende ndikon politikën shqiptare sot, në forma të ndryshme, por në përmbajtje të njëjtë.

Next Post
Organizonin lojëra fati në një lokal në Durrës, arrestohen në flagrancë 3 persona

Organizonin lojëra fati në një lokal në Durrës, arrestohen në flagrancë 3 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com