• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dritani është fenomen në politikë”, Rama në promovimin e librit të Abazoviç: Jam këtu si mik dhe koleg

by Java News
13/01/2023 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur sot në Tiranë për promovimin e librit të tij “Kritika e Etikës Globale” ku mori dhe titullin ‘Doctor Honoris Causa’.

I pranishëm në promovimin e librit të Abazoviç ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Rama tha në fjalën e tij se e mbështet homologun e tij si koleg por edhe mik, duke e cilësuar Dritan Abazoviç një fenomen unikal në politikën rajonale.

“Të uroj nga zemra që ti të vazhdosh të mbetesh garant i urës dhe që ajo të bëhet akoma më e gjerë dhe të rrezatojë rajonalisht si një pasqyrë ku të tjerët ta gjejnë vetën për të ndërtuar të tjera ura që mund të jenë lëvizje politike, sociale, akademike“-theksoi Rama në fjalimin e tij.

Rama: Jam këtu si koleg dhe mik i Abazit, por jam i vetmi në këtë sallë përfshirë dhe kameramanët që nuk kam master dhe shpresoj që do jeni zemërgjerë që do më toleroni nivelin e ulët akademik që kam. Por përtej kësaj do ishte mungesë sinqeriteti të thoja se e kam lexuar librin, e kam marrë para 3 ditësh. Nuk e dija se Dritani ishte kaq i thellë në këtë fushë dhe kaq serioz. Për të bërë këtë fjalë e hapa në fillim dhe në fund, libri fillon me një copëz të shkëputur nga Gëte.

Unë dua të kaloj tek autori i cili është sipas meje në atë që përfaqëson mishërimi i kësaj kredoje, i kredos së veprimit dhe duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar dhe besoj kështu duhet të ndjehet  ne me politikën në rajonin tonë që mund ta quaj veten mik të Abazoviç. Një person që është fenomen në politikën ballkanike dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër.

Jo se është doktor shkencash se jam i bindur që ka shumë por sepse falë veprimit ka arritur të guxojë nuk di të ketë guxuar dikush tjetër në krijimin e një lëvizjeje politike e cila qëndron me sukses sepse i ka mbijetuar shekujve të paragjykimeve dhe ndasive dhe pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarë. Për mua nuk është një parti politike por një lëvizje, një bërthamë që shpresoj shumë t’i mbijetojë kohës dhe të bëhet shembull në të tjera territore ku bashkëjetesa mes etnive të ndryshme është përjetuar gjatë.

Dritani i trajton si bashkim forcash. Dritani citon në mes të librit Platonin, “sikur të mund të zbrazja timen për të mbushur tënden”, në epokën e globalizmit kjo gjë është vështirësuar shumë. Në përpjekjen e Dritanit për të krijuar një urë që ndihmon çdo përfaqësues për një hapësirë dialogu por edhe shoqërisë i ofrohet kjo urë, për të kapërcyer si një komunitet i tërë shekuj. A do t’ja dalë ura e Dritanit për këtë urtësi? Është e gjitha për tu parë sepse forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, është urtësia që zvogëlohet.  Mbase duke u transformuar, ashtu sikundër nga ana tjetër forcat e interesave të luftës së përditshme politike janë shumë për të qenë lehtëissht të kapërcyeshme në raport me idealet me të cilat qëndrojmë në arenë.

Si do ta gjejë urën e vet? Me këtë pikëpyetje unë besoj do ta mbyll këtë fjalë në promovim për t’u marrë me këtë temë shumë të nxehtë që trajton libri. Unë besoj që disa këtu mund edhe ta marrin përsipër mundimin për ta lexuar këtë libër, shpresoj ndonjëri të arrijë në fund të tij dhe do ketë kuptuar librin. Pastaj do jetë një bashkëudhëtar i filozofit që ka mbetur vetëm. Nuk është Dritani, Dritani nuk është vetëm, ai na ka ne. Ai ka shpresën që e mëshiron më së miri, si një fenomen unikal që ka zgjedhur rrugën më të vështirë dhe ka jo pak ndjekës e mbase do ketë edhe më shumë. Sepse gjithmonë njerëzit presin zgjidhje ndryshe nga ç’janë mësuar.

Të uroj nga zemra që ti të vazhdosh të mbetesh garant i urës dhe që ajo të bëhet akoma më e gjerë dhe të rrezatojë rajonalisht si një pasqyrë ku të tjerët ta gjejnë vetën për të ndërtuar të tjera ura që mund të jenë lëvizje politike, sociale, akademike dhe të mund ta shikojmë njëri tjetrin si bashkëqytetarë apo bashkëjetues.

/s.f

 

 

 

Next Post
Brahaj: Pesë arsyet pse Prokuroria po gabon me Arlind Gjokutajn

Brahaj: Pesë arsyet pse Prokuroria po gabon me Arlind Gjokutajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, Sokol Sadushi thërret gjyqtarët në mbledhje urgjente më 10 shtator

September 8, 2026
Ngërçi politik në Kosovë, Shoqëria Civile i drejtohet Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit!

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com