• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritan Ylli: Masa të ashpra për ndërmarrjet që gjenden pa shërbim mjekësor për punonjësit

by A R
25/11/2016 19:52
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Duke u nisur nga kërkesat e shumta të ardhura nga biznese të ndryshme në lidhje me rregulloret e reja në lidhje me paisjen me  mjek ndërmarrje, si dhe mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë, Inspektoriati i Punës zhvilloi sot një takim informues për këtë qëllim. Në këtë takim merrnin pjesë drejtues të organizatave të punëdhënësve, përfaqësues nga sindikatat, sikurse dhe pjesëmarrës nga sipërmarrjet private, kompanitë ndër punëdhënësit më të mëdhenj të vendit tonë.

Ky takim u zhvillua në formë bashkëbisedimi për detajet që përmbajnë rregulloret e reja të pranisë së mjekut në ndërmarrje, që në fakt janë dhe faza përmbyllëse e ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim informues, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli theksoi se “ është shumë e rëndësishme që cdo punonjës të ketë akses të shërbimit mjekësor në vëndin e tij të punës. Tashmë me rregulloret e reja, çdo subjekt pavarësisht numrit të punëmarrësve duhet të paiset me shërbim mjekësor me kohë të plotë, të pjesshme ose ndërsubjektor”, theksoi kreu i Inspektoriatit të Punës.

Duke vijuar sqarimin, z.Ylli u shpreh se “për grupet A dhe B të subjekteve të cilat janë klasifikuar si aktivitete që paraqesin risk të lartë për sigurinë dhe shëndetin në punë, për çdo 700 punëmarrës duhet të sigurojnë shërbimin mjekësor në ndërmarrje me kohë të plotë, ndërsa po për këtë grup subjektesh, kur kanë një numër më të vogël punëmarrësish mjeku i ndërmarrjes mund të punojë me kohë jo të plotë, kurse për grupet C dhe D të subjekteve të cilat nuk janë klasifikuar si aktivitete me risk për sigurinë dhe shëndetin në punë, për çdo 1500 punëmarrës, sigurojnë shërbimin mjekësor në ndërmarrje nëpërmjet mjekut të punës me kohë të pjesshme ose ndërsubjektor.Gjithashtu ka ndryshuar dhe periudha kohore e ekzaminimeve periodike, e cila  do të kryhet minimalisht një ose dy herë në vit, në varësi të llojit të aktivitetit dhe numrit të punëmarrësve në një subjekt.

Mjeku i ndërmarrjes jo vetëm që është një detyrim ligjor për çdo subjekt, por është një element i domosdoshëm pasi përveç kontrollit shëndetësor të punëmarrësve, mjeku bën përshtatshmërinë e vendeve të punës me punëmarrësit që e kryejnë atë, merr pjesë në kryerjen e Dokumentit të Vlerësimit të Riskut si dhe mund të jetë anëtar i Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Nga viti në vit numri i subjekteve me shërbim mjekësor është rritur, ku për 9-mujorin 2015 kemi 897 subjekte me mjek ndërmarrje, ndërsa për 9-mujorin 2016 kemi 1123 subjekte me shërbim mjekësor, pra kemi një rritje me  rreth 15%. Gjithashtu për vitin 2016 janë sanksionuar dy subjekte për mospaisjen me mjek ndërmarrje dhe në inspektimet e para në disa subjekte është lënë detyrë shërbimi mjekësor në ndërmarrje.Vlen të theksoj se Inspektorati i Punës në kontrollet e vazhdueshme të tij do të kërkoj me rigorozitet jo vetëm domosdoshmërinë e shërbimit mjekësor në ndërmarrje, por edhe që ky shërbim të mos jetë fiktiv, por të kryhet sa më saktë dhe me efikasitet në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Problematika që hasim sot janë evidentimi dhe deklarimi real i sëmundjeve profesionale. Numri i sëmundjeve profesionale për 9-mujorin 2016 është 300, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015 ku ky numër ishte 957, pra kemi ulje të numrit të punëmarrëve me sëmundje profesionale, kjo si pasojë e kontrollit të vazhdueshëm dhe insistues nga Inspektorati i Punës në drejtim të marrjes së masave kolektive dhe individuale të mbrojtjes, si dhe rritjes së numrit të subjekteve të cilat mbulohen me shërbim mjekësor, por theksojmë me shqetësim të madh se ky numër është deklaruar nga mjekët e ndërmarrjeve, pra janë raste të dyshuara, por jo të vërtetuara nga mjeku specialist i sëmundjeve profesionale, pasi kabinetet e sëmundjeve profesionale si dhe mjekë të tyre sot nuk ekzistojnë si dhe këto raste nuk janë të shoqëruara me fletë-deklarimin tip të sëmundjeve profesionale i dalë nga Ministria e Shëndetësisë, që vërteton këtë sëmundje të shkaktuar nga puna ose jo”./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 26 Nëntor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In