• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E FUNDIT!!! Dritan Prifti shfaqet në fushatë krah Albert Çaçit

by
04/06/2015 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PSD-së për Bashkinë Fier, Albert Çaçi, zhvilloi një takim me banorë të komunës së Libofshës, ku parashtroi prioritetet e programit të tij për Bashkinë e re duke vënë theksin në zhvillimin e bujqësisë, infrastruktrës dhe nxitjen e punësimit.

Gjatë fjalës së tij para banorëve ai u ka bërë pyetjen: “A jeni më mirë se dy vite më parë?” Ai u tha votuesve të kësaj zone “Njerëzit duhet ta mendojnë shumë thjesht kur të japin votë. Nëse sot janë më mirë se në vitin 2013 të votoni Armando Subashin, por nëse nuk jeni më mirë atëherë bëni një zgjedhje alternative, besoni projetktit tonë për bashkinë, projektit për zhvillimin e kësaj zone”.

Çcaci theksoi se në këto zgjedhje duhet të vendosin qytetarët, të cilët duhet të tregohen të zgjuar duke mos pranuar që të gënjehen sërish.

“Kaluan dy vjet nga koha që erdhi mazhoranca dhe rezulton se asnjë premtim nuk është mbajtur. U tha që do krijohen 300 mijë vende pune, po ndonjëri nga ju ka parë ndobnjë vend pune, u tha se do bënin subvencionimin e çmimit të naftës, a e bënë?”, tha ndër të tjera ai.

Ish.deputeti i Fierit, Dritan Prifti ka qenë në mbështetje të kandidaturës së Çaçit gjatë takimeve elektorale. Duke folur para banorëve të Libofshës Prifti ka kërkuar votën për Albert Çaçin duke e quajtur atë një djalë Fieri, një njeri që i përket atij qyteti dhe ka punuar gjithë jetën për të.

“Votoni një njeri që është nga radhët tona, nëse për ju është i rëndësishëm kandidati jo partia, siç po thonit, atëherë ne personin e kemi të shkëlqyer, ka punuar tërë jetën në Fier, është i arsimuar, me eksperiencë si menaxher”, tha Prifti.

Next Post

E pabesueshme/ Këndon me kitarë ndërkohë që mjekët i operojnë trurin (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com