• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritan Hila: Tavolina ime ka distancë 3 metra. AMA t’i vërë metrin!

by Java News
15/05/2020 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditje ndaj fjalës së lirë. Kështu e cilëson drejtuesi i emisionit “Arena” në Rtv Ora, Dritan Hila, gjobën e vendosur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Dritan Hila: Lajmi ishte i papritur, më befasoi. Pardje kam qenë në një spital dhe aty njerëzit vetëm kaladibrançe nuk ishin. Ndërkohë të zbatosh të tillë represion për ruajtjet e distancave në Ora News më duket një tejkalim i madh i kompetencave nga cilido që ka vënë këtë masë represive. Tavolina ime ka një distancë prej tre metrash, AMA mund të vijë dhe t’ia vendosë metrin. Por për të hyrë në thelb të problematikës, Ora ka qenë ndër televizionet e para, në mos i pari që ka parashikuar mbylljen e emisioneve politike për shkak të koronavirusit.

Është diskutuar që në fillim që ne të mbyllnim emisionet politike për shkak të frikës nga kontaminimi. Ky vendim është mbajtur për një javë dhe pasi pamë që televizionet e tjera po vazhdonin emisionet e tyre në studio menduam të vazhdonim dhe ne. E kemi mbajtur për një kohë të gjatë distancën sociale. Kemi pasur një tolerim vetëm momentet e fundit kur para një jave ti mund të shikoje njerëz në supermarkete dhe spitale ku nuk bëhej fjalë që të respektonin distancën sociale.

Në këtë moment ne i lejuam vetes të thërrisnim dy veta në studio meqenëse vetë mendimi i AMA-s është deri në dy veta në studio. Tani hajde dhe ndaji, dy veta bëhet fjalë për moderatorin dhe një të ftuar, moderatorin dhe dy të ftuar. Është lënë qëllimisht evazive. Vendosëm për dy të ftuar në studio që debati të bëhej më interaktiv. Mesa duket me këtë kanë spekuluar dhe kanë vendosur një gjobë që është jashtëzakonisht penalizuese, jashtëzakonisht e rëndë dhe një goditje për fjalën e lirë.

Po flasim për një televizion ka larmishmëri të madhe transmetimesh politike të cilat fillojnë nga e majta deri te e djathta. Në studiot tona nuk i është ndaluar fjala asnjë personazhi, asnjë njeriu. Kush ka pranuar të vijë ka pasur gjithë kohën e nevojshme për të folur. T’ia presësh fjalën Orës, të kërcënosh me mbyllje programet e Orës më duket vërtet i tejkaluar, një goditje për lirinë e shtypit.Qeveria vërtet e ka tejkaluar masën e të drejtës së saj për zbatimnin e ligjit.

E ndërsa ka pasur masa administrative edhe ndaj televizioneve të tjera dhe më pas gjobat janë falur, Hila thotë se më e pakta televizioni duhet të ishte paralajmëruar.

Dritan Hila: Duhet të kishte një paralajmërim për televizionin Ora. Nuk di çfarë është bërë me televizionet e tjera.Në përgjithësi shikoj Orën dhe tek-tuk televizonet e tjera. Ora ka një politikë editoriale shumë të lirë. Të penalizosh politikisht Orën në këtë moment ku respektojmë të gjithë distancimin social dhe masat shëndetësore. Vetëm maskë nuk mbajmë. Kemi qenë shumë të rregullt. Është një tejkalim penalizimi. Ora ka 11 vjet eksperiencë në karrierën e tij dhe 11 vjet pavarësi televizive, i kemi dhënë zë Edi Ramës kur ka qenë në opozitë, Berishës dhe Bashës. Edhe opozuita e re ka gjetur mundësi të shprehesh. Ky akt ose është marrë në padijeni ose mendoj më të keqen, një shtypje të lirisë së shtypit. Këtu hyjmë me të vërtetë në shkeljen e lirisë së shtypit, goditja e Orës.

Next Post
FOTO/ E dhunuar brutalisht, gruaja akuzon personazhin e njohur

FOTO/ E dhunuar brutalisht, gruaja akuzon personazhin e njohur

Comments 1

  1. Dia says:
    6 years ago

    Jo e drejt kjo..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In