• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dritan Dajti zvarrit edhe Gjykatën e Lartë

by Java News
02/03/2016 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Dajti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, duket se ka vendosur të luajë me të gjitha shkallët e drejtësisë.

Ndonëse 10 muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi të çelte gjykimin ndaj të pandehurit, të gjitha seancat e zhvilluara deri më tani kanë dështuar. Edhe seanca e radhës është shtyrë, pasi 45-vjeçari, një ish-student i Fakultetit të Drejtësisë depozitoi përmes avokatit të tij një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Edmond Islamaj.

Nuk dihen ende arsyet se përse Dritan Dajti kërkon largimin e relatorit, i cili komunikoi se procesi shtyhet në një datë të pacaktuar, derisa një trupë tjetër gjyqësore të marrë në shqyrtim këtë kërkesë. E nëse gjyqtari përjashtohet, atëherë kreut të ri të këtij kolegji do t’i nevojitet sërish kohë për të studiuar dosjen. Por shumica e seancave të dështuara në Gjykatën e Lartë lidhen me mungesën e avokatit Alkend Shpendi, të zgjedhur, që në disa raste ka paraqitur raporte mjekësore.

Në gusht 2009, katër oficerë policie u vranë gjatë aksionit për kapjen e Dajtit, në atë kohë një ndër më të kërkuarit në vend. Përgjatë 7 viteve dhe gati 300 seancave gjyqësore, drejtësia hasi në manovra nga i pandehuri, që justifikohej se ishte në vështirësi financiare e s’mundej të siguronte mbrojtës.

Por nga ana tjetër, ai refuzonte të përfaqësohej nga avokatë të shtetit, ndërsa 49 prej tyre, në mënyrë të pashpjegueshme, ose sëmureshin befas, ose dilnin të njohur të Dajtit. Pas kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit, një lëvizje që Dajti e përdori shpesh edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit, nuk dihet ende nëse ai do të heqë dorë nga avokati që ka gjetur së fundmi, sikurse veproi edhe në Shkallën e Parë me avokatin që e përfaqësoi pak kohë, Hasaf Haderaj.

Nëse do të bëjë të njëjtën gjë, atëherë sërish gjyqësori hyn në ngërç, pasi edhe Gjykatës së Lartë do t’i duhet ta gjejë zgjidhjen tek avokatët kryesisht.

TCH

Next Post

Këtë duhet ta provoni: Receta kundër rënies së flokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In