• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dritan Dajti, vendimi i gjyqtarëve, vettingu, dinamika e masakrës ndaj policëve

by Java News
09/02/2019 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sapo u afruan te mjeti, efektivi Fatos Xhani ka hapur derën e parë të shoferit dhe me thirrjen ‘Ndal!’, policia i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë, nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit, është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur atë. Po nga brenda makinës, i njëjti person vrau edhe policin tjetër, Sajmir Duçkollari. Personi që qëlloi nga brenda ‘Touareg’-ut dhe vrau dy punonjësit e policisë, Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, doli nga makina dhe hapi zjarr ndaj punonjësit tjetër, Altin Dizdari. Në kohën që polici Kastriot Feskaj sapo kishte neutralizuar njërin nga të kërkuarit, Dritan Dajti e qëlloi dy herë nga pas shpine efektivin e katërt”.

Në këte mënyrë shpjegohet në dosjen e Prokurorisë, vrasja e 4 efektivëve nga Dritan Dajti, gushtin e vitit 2009, një masakër që ndodhi gjatë aksionit për kapjen e tij, duke qenë se ai prej vitesh jetonte në arrati.

Për vrasjen e katërfishtë, Dritan Dajti u dënua me 25 vite burgim nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, që në fakt të gjithë ata ishin të deleguar nga rrethet, pasi të gjithë gjyqtarët e tjerë të Krimeve ishin konsumuar gjatë lojërave proceduriale të të pandehurit.

Tre gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli; dhe dy nga Apeli i Vlorës, Skënder Damini e Petrit Aliaj, aplikuan gjykimin e shkurtuar, një masë përfitimi kjo që përflitej prej kohësh.

Asnjë nga gjyqtarët që dhanë vendimin nuk ka kaluar ende në procesin e vettingut. Gjatë pothuajse 10 viteve procesi, Dritan Dajti sfidoi drejtësinë pikërisht me ligjet e saj, duke shfrytëzuar boshllëkun në legjislacion për mosgjetjen e një avokati kryesisht, për sa kohë ai pretendonte se nuk kishte mundësi financiare të zgjidhte avokat.

Në Shkallën e Parë, pas më se 200 seancave, ai mori dënimin e përjetshëm dhe Dajti vazhdoi “shah matin” edhe në Gjykatën e Lartë dhe të Apelit, sërish me kartën e avokatëve. Nga viti 2016, shumë gjyqtarë të deleguar nga KLD-ja dhanë dorëheqjen nga gjykimi me justifikime të çfarëdoshme, duke e dërguar situatën në favor të të pandehurit, që pak nga pak e vendosi drejtësinë me shpatulla pas muri.

Për sa kohë Dritan Dajti, gjatë këtyre 10 viteve është mbajtur në paraburgim, pritet që ai të hapë lojën e radhës, duke ia llogaritur kohën e paraburgimit së bashku me 3 muaj në vit në gati 16 vite burgosjeje. Por, përpara se ta bëjë këtë, Dritan Dajti duhet të kërkojë bashkim dënimesh dhe për dy krime të tjera, atë të arratisjes dhe të një vrasjeje.

E vetmja pikë, ku Prokuroria mund të mbështesë qëndrimin e saj. është pikërisht rekursi brenda 40 ditëve, por edhe diskutimi nëse duhet apo jo të llogaritet paraburgim, koha për të cilën Dritan Dajti mbahej në paraburgim, kur ndërkohë kishte edhe dy dënime të mëparshme duke vuajtur?

Përgjigjen do ta japin njerëzit e drejtësisë, që sërish do të fshihen pas procedurës./tch

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Babai i Dritan Dajtit: Kam pasur njohje personale me Berishën, Dritani shok klase me Argitën!

VIDEO/ Babai i Dritan Dajtit: Kam pasur njohje personale me Berishën, Dritani shok klase me Argitën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

September 12, 2026
‘Hëna e plotë Blu’, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky fenomen

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

September 12, 2026
Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas

Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas

September 12, 2026
Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

September 12, 2026
Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

September 12, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Demokracia jonë pa hardware dhe software?!

September 12, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Protesta duhet të shqetësohet më shumë nga ardhja e diasporës sesa nga pengimi i saj

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com