• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drita dhe Fatos Haxhiraj kërkojnë Teatër të ri: E kemi amanet prej kolosëve

by Java News
29/06/2018 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ruhet apo jo godina e Teatrit Kombëtar, kjo është çështja. Reagimet janë të shumta, disa janë për ruajtjen e godinës, e disa të tjerë duan, që në këtë territor të ndërtohet një teatër i ri dhe modern. Për herë të parë për këtë debat flet një nga artistet më të njohura shqiptare, Drita Haxhiraj.

Në këtë rrëfim të rrallë për Shqiptarja.com, aktorja shpjegon se përse ajo edhe bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori Fatos Haxhiraj, kanë nënshkruar për një teatër të ri, si dhe kushtet që projekti fitues duhet të plotësojë sipas tyre.

Ajo rrëfen se ndërtimi i një godine të re është diskutuar, që prej viteve 1972-’73, si dhe tregon për herë të parë se cili ka qenë qëndrimi i aktorëve të mëdhenj, si Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka lidhur me këtë çështje.

Aktorja shprehet se teatri duhet të jetë një godinë e re, moderne dhe serioze. “Nuk duhet të ndërtohet sa për të kaluar radhën dhe jo për të përfituar ndonjë tjetër. Në asnjë mënyrë!”. Haxhiraj, e cila ka interpretuar për 25 vite në skenën e TK, shton se projekti i ri duhet të shërbejë, si Teatër kombëtar dhe të mos cenohet territori.

Unë edhe Fatosi kemi nisur të punojmë në Teatrin Kombëtar gati që fëmijë, pasi mbaruam universitetin. Në atë godinë ruajmë kujtime të hidhura edhe të ëmbla. Godina është shumë e shtrenjtë për ne, është “Jerusalemi ynë”, siç ka thënë dhe Robert Ndrenika. Por duhet t’ju them se gjendja e saj fizike është e rëndë. Kur ne futeshim poshtë skenës për të kaluar në anën tjetër, atje kishte lagështirë dhe mykë. Atje janë sëmurur edhe shumë aktorë. Të gjithë ata artistë, që e krijuan teatrin kanë qenë pedagogët tanë

“Unë jam emëruar në teatër në vitin 1967, kur mbarova Institutin e Lartë të Arteve. Të gjithë aktorët, në vitin 1972-’73, duke filluar nga më të mirët edhe më të fortët në zë, si Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka, sepse ne ishim të rinj asokohe, diskutonin për të bërë një teatër të ri, sepse të gjithë po sëmureshin nga mushkëritë. Pjetër Gjoka u sëmurë nga mushkëritë. Për mos t’ju thënë edhe të fundit, që për shkak të mushkërive është ndarë nga jeta kolegu dhe partneri, që nga fëmijëria Roland Trebicka.

Nuk ka qenë një teatër për të qenë. Vetë ata që e krijuan e ngritën si problem se duhet një teatër i ri. Artistët tanë të mëdhenj i kanë kërkuar në mbledhje Manush Myftiut teatër. Kur u ngrit problemi që duhet bërë teatër i ri, ata thanë: “Ju lutemi, i thoni Partisë për teatër”. Myftiu ra dakord, duke u thënë, se do t’ju kthente përgjigje. Mirëpo amaneti i vërtetë i atyre, që krijuan teatrin ishte: “Nuk duam të lëvizim nga ai vend. Të ndërtohet ku është! Ju bëni teatrin këtu dhe ne shkojmë për shfaqje tek Instituti i Arteve”. Por, ishte edhe një ide, që teatrin të na i ndërtonin te sheshi “Avni Rustemi”. Por, artistët nuk ranë dakord. “Në asnjë mënyrë. Teatrin do ta bëjmë këtu, se këtu ka lindur”. Ata donin vendin, territorin, por jo muret.

Ky është amaneti i tyre! Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër. Të  jetë aty ku është, të ndërtohet bukur edhe t’u vlejë brezave të ardhshëm. Në atë mbledhje Violeta Manushi i tha Manush Myftiut se: “Ne s’do arrimë, por bëjeni për këta të rinj, se janë të talentuar”. Edhe unë kam shumë dëshirë, që ta shikoj projektin e ri. Jam shumë e lidhur shpirtërisht më të vjetrin, por duhet ndërtuar i ri për aktorët që punojnë në të, edhe për brezat e ardhshëm. Teatri Kombëtar duhet të jetë për publikun dhe aktorët. Ky është mendimi im edhe i Fatosit!”, shprehet aktorja Drita Haxhiraj.

Next Post
Ministri i Brendshëm italian: Emigrantët ilegalë të bëjnë gati valixhet!

Salvini nuk i beson BE-së për emigrantët: Thonë “rroftë Europa", por paguan Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In