• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drini mori 360 mln lekë nga SGS-ja i shleu borxhet në banka Monikës dhe financoi LSI-në/ Lëvizja e parave mes Kryemadhit dhe mamasë, roli komprometues i Metës

by Java News
29/06/2022 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci 

Report Tv sjell fakte të reja që ngrenë dyshime serioze për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllanë e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet.

Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi për të cilën thuhet se ka shitur qepë në Qytetin Studenti, kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. Të shesësh qepë është një punë e nderuar, por nuk bën dot miliona!

Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.

Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.

SGS i jep 360 milionë lekë Drini Kryemadhit

Pasi Ilir Meta u fut në qeverinë e Sali Berishës, kunati i tij Drini Kryemadhi, në 21 nëntor të vitit 2013, fillon punë si mekanik tek koncesionari i kolaudimit të makinave SGS, me një pagë rreth 4 mijë USD në muaj, më të lartë se sa CEO i SGS dhe rreth 4 herë më të lartë se sa mekanikët e tjerë. Nga viti 2013 deri në vitin 2020, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë nga SGS rreth 360 milionë lekë të reja paga dhe shpërblime. Vëllai Monikës i mbyll pagesat me një shpërblim 30 mijë USD nga SGS në dhjetor 2020. Drini Kryemadhi dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë, por ky pretendimet mbetet për t’u provuar nga SPAK, nëse do të nisë hetimet. Nga ana tjetër është e faktuar se Ilir Meta ka pasur ndikim në monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare nga SGS, pasi ka kontrolluar Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos dhe Sokol Dervishit. Pagesat për vëllain e Monikës duken si një taksë që kompania ka paguar në këmbim të heshtjes së Metës për moszbatimin e kontratës, në kurriz të interesit publik.

Vëllai i Monikës lëvizje aksionesh me vjehrrin e tij

Disa muaj pasi u punësua në SGS, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në 13 maj 2014, i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Tirana DKT, me vlerë rreth 180 mijë USD. Tre muaj më pas ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti. Në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia dhunon aksionet sërish dhëndrit Drini Kryemadhi, duke i kthyet qokën. Kompania rezulton herë me humbje dhe herë me fitim modest, por dyshohet se ka shërbyer si maskë për lëvizen dhe mbulimin e parave.

Tirana DKT mori para nga SGS?

Referuar burimeve, ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit Tirana DKT është futur në marrëdhënie financiare me SGS dhe se Nuri Peti i ka kaluar shuma të mëdha parash dhëndrit, Drini Kryemadhi, vëllait të Monikës. Meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit si dhe mes SGS dhe Tirana DKT konsiderohen nga bankat si konfidenciale, u takon organeve ligjzbatuese për të zbardhur këtë hallkë të fundit të këtij zinxhiri të lëvizjeve të parave.

Drini Kryemadhi financon LSI-në, i shlyen borxhet Monikës! 

Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi, në vitin 2009 i ka shlyer një overdraft me vlerë 20 mijë euro. Nuk dihet burimi i parave të Drini Kryemadhi për blerjen e aksioneve në kompaninë e ndërtimit 180 mijë USD dhe 20 mijë euro për shlyerjen e borxhit për Monika Kryemadhin.

Fatime Kryemadhi që shiste qepë financon të bijën Monikën

Në qarkullimin e parave përfshihet edhe mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit ka kaluar në llogarinë bankare të Monikës 13 milionë lekë të vjetra në një rast në vitin 2014, vit të cilin zonja Kryemadhi deklaron se 13 apartamente tel pallati në Laprakë me sipërfaqe 1.4 mijë m2. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre parave të Fatime Kryemadhit, për të cilën shoqja e saj, ish e përndjekura politike Ajtanga Lubonja, ka rrëfyer se kanë shitur qepë bashkë në Qytetin Studenti.

Po a kishte nevojë realisht Monika Kryemadhi për 13 milionë lekë të mamasë së saj, në kushtet kur kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro?

Mos vallë Fatime dhe Drini Kryemadhi janë futur në lojë fiktivisht vetëm për justifikim formal të transaksioneve bankare dhe se paratë në të vërtetë kanë një burim tjetër, si 1.2 milionë USD të hedhura për lobim në SHBA?!

SGS përdori vëllanë e Monikës si mburojë për shkeljet

Kompania koncensionare e kolaudimit të automjeteve (2009 – 2020) nuk ka përmbushur kontratën e firmosur me Ministrinë e Transporteve, sidomos për investimet. Kompania mori asetet e DPSHTRR, i futi një të lyer pikave shtetërore të kolaudimit, mblodhi miliona euro dhe iku. Gjatë periudhës 10-vjeçare, Ilir Meta ka kontrolluar plotësisht dhe pjesërisht 7 vite Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave, përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut.

Pse përfaqësuesit e LSI-së pjesë e ekzekutivit nuk morën masa ndaj SGS që të përmbushte detyrimet kontraktore?

Duket qartë se SGS ka përdorur vëllanë e Monika Kryemadhit si mburojë për t’i shpëtuar llogaridhënies, kontrollit dhe masave për shkeljen e kontratës. Meqenëse SGS paguante vëllanë e Monikës, të besuarit e Metës, Haxhinasto dhe Ylli Spahiu, nuk mund të mbronin interesin publik para interesave private të SGS-së./ shqiptarja.com

 

Fatime Kryemadhi financon të bijën Monikën

 

 

 Drini Kryemadhi i shlyen borxhet Monikës në vitin 2009

 

 

Dokumenti i blerjes së aksioneve nga Drini Kryemadhi tek kompania e ndërtimit disa muaj pasi u punësua tek SGS

 

 

Drini Kryemadhi i dhuron aksionet vjehrrit

 

 

Nuri Peti i dhuron aksionet e kompanisë së ndërtimit dhëndrit Drini Kryemadhi

 

 

Pagat e Drini Kryemadhit 2013-2017 pranë SGS

 

 

Paga e CEO-s së kompanisë së kolaudimit SGS gjatë viteve 2012-2013

 

 

Shpërblimi për Drini Kryemadhin nga SGS në dhjetor të vitit 2020

 

 

Drini Kryemadhi në listën e donatorëve të LSI në vitet 2015 dhe 2016

 

 

Next Post
Djali i ish-Presidentit Meidani emërohet në krye të Qendrës për Rehabilitimin e të Kthyerve nga Aktiviteti Terrorist

Djali i ish-Presidentit Meidani emërohet në krye të Qendrës për Rehabilitimin e të Kthyerve nga Aktiviteti Terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

Pas përplasjeve dhe thirrjes për dorëheqje të Dukës ndaj Infantinos, FIFA nis auditimin ndaj FSHF-së!

September 28, 2026
A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi

September 28, 2026
Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me bimësi në Lezhë, rrezikohen edhe banesat nga përhapja e zjarrit!

September 28, 2026
Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

Balla u drejtohet europarlamentarëve në Tiranë: Vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE!

September 28, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik, rreth 2 paund për litër!

September 28, 2026
Darka që çoi në rrëzimin e qeverisë rumune? Dalin pamjet e ambasadores Guilfoyle me krerët e PSD, vetëm 1 javë para se daljes nga koalicioni qeverisës (VIDEO)

Darka që çoi në rrëzimin e qeverisë rumune? Dalin pamjet e ambasadores Guilfoyle me krerët e PSD, vetëm 1 javë para se daljes nga koalicioni qeverisës (VIDEO)

September 28, 2026
BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

Kaja Kallas ngre alarmin në prag të mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve të BE: Rusia po planifikon akte të reja sabotazhi në Europë!

September 28, 2026
Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin! I hapet rruga lidhjes së kontratës

Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin! I hapet rruga lidhjes së kontratës

September 28, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

September 28, 2026
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti  komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com