“Fenomeni i Dukagjinit”, i njohur për shumë vrasje, siç duket po zhvendoset ngadalë në Drenicë, në rajonin për shumë kohë më të qetë në Kosovë. Vetëm për 9 muaj të këtij viti, në Skenderaj janë vrarë 4 veta, ndërsa janë plagosur 6 të tjerë. Për ndryshim nga Dukagjini, dorasët, përveç në një rast, të tjerët dihen.