• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dreka, udhëtime, takime: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në SHBA?

by A R
03/08/2024 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Doruntina Baftiu

Nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka paguar dy kompani rreth 277 mijë dollarë për lobim në SHBA.

Përveç shumës së paguar sipas marrëveshjes për lobim, kompanitë në pronësi të Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt kanë deklaruar edhe shpenzime shtesë.

Shumica e shpenzimeve të deklaruara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë shfrytëzuar për ushqime, në ato që i kanë deklaruar si takime pune, dhe udhëtime.

Pjesa më e madhe e takimeve janë zhvilluar nëpër restorante të ndryshme në Prishtinë, edhe pse në kontratën e lobimit thuhet se ata do të ofronin këshilla strategjike dhe përfaqësim të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.

Sipas kontratave njëvjeçare të nënshkruara më 26 qershor të vitit të kaluar, Rakipi dhe Mustafaj do të paguheshin nga 147 mijë euro për lobim në SHBA nga MPJD-ja për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.

Pjesën më të madhe të kësaj pagese, ata e kishin pranuar në korrik dhe dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa, pjesën tjetër të pagesës parashihet se e kanë pranuar dikur gjatë këtij viti, por të dhënat nuk janë ende publike.

Lobuesit në SHBA detyrohen të dorëzojnë të dhëna çdo gjashtë muaj për aktivitetet e tyre, sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Për këtë arsye kompanitë e Rakipit dhe Mustafajt – Afërdita Rakipi Communication dhe Ambal LLC – i kanë të publikuara të gjitha shpenzimet e tyre nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.

Kontratat e tyre kanë qenë të vlefshme deri në fund të qershorit të këtij viti. MPJD-ja nuk ka treguar për Radion Evropa e Lirë nëse kontrata me këto dy kompani është vazhduar dhe nuk është përgjigjur në asnjë nga pyetjet lidhur me këtë temë.

Përgjigje nuk kanë dhënë as Mustafaj, Rakipi dhe Qeveria e Kosovës deri në momentin e publikimit të artikullit.

Kompanitë e Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt nuk kanë pasur asnjëherë kontratë tjetër lobimi të regjistruar në FARA. Dokumentet e publikuara në këtë agjenci tregojnë se gjatë periudhës korrik 2023-janar 2024 ata kishin arritur gjithsej gjashtë kontakte.

Rakipi i deklaroi dy kontakte, ndërsa Mustafaj katër. Takimin virtual me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, e kanë deklaruar të dy si të mbajtur më 13 tetor.

Kosova edhe në të kaluarën ka pasur kontrata lobimi. Që nga viti 1992, parti politike e institucione qeveritare kanë shpenzuar miliona euro për lobim në SHBA.

Në shumicën e rasteve, të kontraktuara për lobim kanë qenë kompani të njohura amerikane për lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners.

Sipas dokumenteve të publikuara në ueb-faqen e FARA-s, brenda një periudhe gjashtëmujore, Ballard Partners kishte kontaktuar gjithsej 238 entitete në SHBA për lobim, ndërsa Podesta Group 216.

Të dhënat e publikuara online tregojnë edhe për shpenzimet shtesë që ata kishin deklaruar. Përderisa shumat, për të cilat ishin lidhur kontratat ishin më të mëdha, shpenzimet e deklaruara ishin më të vogla se në rastin e Rakipit dhe Mustafajt.

Marrëveshjet për lobim ishin nënshkruar rreth një muaj pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur banorët lokalë serbë po protestonin kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

Rakipi, e lindur në Miçigen të SHBA-së, e kishte njohur ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, edhe para kontraktimit për lobim. Dhjetë vjet më parë, Gërvalla e kishte etiketuar atë në një sfidë leximi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Mustafaj, i lindur në Nju Jork të SHBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës.

Mustafaj ende figuron si anëtar i bordit në Germin, organizatë ku bashkëthemeluese ka qenë Liza Gashi, tani zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas përshkrimit të dhënë nga Germin, Mustafaj ka udhëhequr delegacione amerikane të kongresmenëve në negociatat për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Aty ka marrë pjesë edhe Rakipi, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e NAAC-it.

Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë.

Në vitin 2012, Mustafaj, si drejtor ekzekutiv i NAAC-it, është takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Next Post
Arrestohet 48-vjeçari zjarrvënës në Durrës: Donte të digjte mbeturinat, por flakët…

Arrestohet 48-vjeçari zjarrvënës në Durrës: Donte të digjte mbeturinat, por flakët…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In