• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtuesja e Krimeve të Rënda në vetting, si ka ndryshuar pasuria e Donika Prelës

by Java News
22/01/2019 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur seanca dëgjimore për drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Procesi i vettingut për Prelën është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Prela ka zgjedhur të jetë vetë e  pranishme në seancë, pa avokat.

Relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari, tha se bazuar në raportin e ILDKPKI-së, Donika Prela nuk ka deklaruar huamarrjen në shumën 1 milionë lekë.

Vlera e blerjes së një toke arë nga Prela është e dyshimtë pasi zona është në zhvillim.

Sipas KPK-së, të ardhurat e Prelës janë nga paga si prokurore dhe paga e bashkëshortit si inxhinier.

“Nga të ardhurat e bashkëshortit kanë rezultuar disa problematika për vitet 2003-2005. Për një pjesë të pagës së bashkëshortit nuk janë paguar kontributet shoqërore dhe taksat. Prela ka deklaruar se bashkëshorti i ka huajtur shtetasit R.N shumen 25 mije euro ne dy keste. Shuma eshte marre tek kusheriri i tij. Bashkeshorti ka ndjekur kthimin e borxhit dhe interesat” tha relatorja.

Hetimi është kryer edhe për një apartament banimi me sipërfaqe 96 metra katrorë në emër të bashkëshortit, i cili është blerë për 32 mijë e 100 euro. Çmimi i apartamentit, rezulton më i ulët nga ai i tregut. Lidhur me vlerën e blerjes, u kryen disa hetime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si dhe u pyet shoqëria ndërtuese.

Kjo shoqëri ktheu përgjigje, duke thënë se zoti Vangjel Prela ka qenë i punësuar aty dhe për këtë është dhënë me këtë çmim. Sipas shoqërisë, këtë praktikë e ka bërë edhe me punonjës të tjerë.

***

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet sot në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Prelën është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”. Megjithatë, Prela u përfshi në një përplasje me vartësit e saj të Krimeve të Rënda në shtator 2018 lidhur me përfaqësimin në gjykatë të çështjes së Emiljano Shullazit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Donika Prela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurorja Donika Prela nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003; kohë që përkon me deklarimin e saj të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj kap vlerën e 11.1 milionë lekëve./a.cupaj

 

Next Post
Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, 22 janar 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

February 1, 2026
KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

February 1, 2026
1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

February 1, 2026
Veliaj tjetër reagim: Tim biri do t’i caktohej statusi jetim dhe do kujdesej nga gjyshërit sipas violinistit dështak Olsi Dado

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

February 1, 2026
Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In