• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtuesit e shkollave në filtër për të ruajtur vendin e punës

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë drejtuesit e shkollave, (drejtor, nëndrejtor) duhet të bëhen pjesë e zhvillimit profesional për drejtuesit e institucioneve arsimore, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës. Ministrja e arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin nr.418 për 11.08.3016 për “Miratimin e rregullores për zhvillimin profesional dhe kualifikimin e drejtuesve të institucioneve arsimore në sistemin arsimor parauniversitar”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe ngarkohen për zbatimin e tij Drejtoria e Arsimit Parauniversitar në MAS, Instituti i zhvillimit të arsimit (IZHA), DAR/Za. Në rregullore përcaktohen kriteret, procesi i organizimit të trajnimit, mënyra e vlerësimit si dhe masat që merren në rastet kur drejtuesit aktualë të shkollave nuk e fitojnë certifikatën e drejtuesit apo nuk regjistrohen, pasi pjesëmarrja në këtë proces kualifikimi është e detyrueshme për ta. Po ashtu, në kualifikim mund të hyjnë edhe mësues të tjerë, që aspirojnë të bëhen drejtues, por duhet të plotësojnë disa kritere.

Zhvillimi profesional

Sipas rregullores së MAS, programi i zhvillimit profesional të drejtuesve hartohet nga IZHA, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar, MAS dhe miratohet nga ministri i Arsimit dhe Sportit. Programi i zhvillimit profesional të drejtuesve përbëhet nga gjashtë module, me 54 orë trajnimi secila, si më poshtë:

a) Drejtues si lider pedagogjik dhe menaxher i personelit mësimor.

b) Struktura organizative e shkollës dhe menaxhimi i kurrikulës.

c) Menaxhimi i burimeve materiale dhe financiare të shkollës.

d) Planifikimi për zhvillimin e institucionit arsimor.

e) Etika, komunikimi dhe bashkëpunimi me komunitetin.

f) Sistemi i vlerësimit të performancës së drejtorit të shkollës. Çdo modul shtjellohet nëpërmjet tematikave të tij. Një orë trajnimi është jo më pak se 60 minuta.

Kriteret

Sa i përket pjesëmarrjes në programin e zhvillimit profesional dhe kualifikimin e drejtuesve të institucioneve arsimore, ajo është e detyrueshme për drejtuesit institucioneve arsimore (drejtorë dhe nëndrejtorë), që e ushtrojnë aktualisht këtë detyrë. Por, gjithashtu kanë të drejtë të aplikojnë për pjesëmarrje në programin e zhvillimit profesional dhe kualifikimin e drejtuesve të institucioneve arsimore, punonjësit mësimorë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë rregullore dhe që aspirojnë të jenë drejtues të institucioneve shkollore.

Sipas rregullores, pjesëmarrësit nuk duhet të jenë në proces administrativ ose penal. Kandidatët për pjesëmarrje në program, të cilët nuk janë aktualisht drejtues të institucioneve arsimore, duhet të kenë eksperiencë pune në arsim më shumë se 5 vite; të kenë së paku kategorinë e kualifikimit “Mësues i kualifikuar”, me vlerësimin “Shumë mirë”. IZHA harton listën e pjesëmarrësve në varësi të numrit të lejuar për çdo grup trajnimi.

Organizimi i trajnimeve

Në rregullore përcaktohet se trajnimet për zbatimin e programit të zhvillimit profesional dhe kualifikimit të drejtuesve realizohen përmes seancave trajnuese të drejtpërdrejta me pjesëmarrësit në sallat e caktuara nga IZHA. Kështu, IZHA përcakton vendin dhe kohën e zhvillimit të trajnimeve në bashkëpunim me DAR Tirana qytet. Pjesëmarrësit organizohen në grupe me 30-35 persona dhe secili modul i programit zhvillohet në 8-9 ditë trajnimi. Për plotësimin e pritshmërive të secilit modul, pjesëmarrësi është i detyruar:

a) të marrë pjesë dhe të jetë pro-aktiv në seancat e trajnimit të modulit përkatës;

b) të dorëzojë dosjen me punime të tij, që lidhen me tema të modulit;

c) të kryeje testin që dëshmon nivelin e performancës së realizuar;

d) të plotësojë çdo detyrë që përcakton përmbajtja/zhvillimi i modulit.

Vlerësimi

Në vlerësimin e pjesëmarrësit për një modul trajneri llogarit pikët për pjesëmarrjen dhe angazhimin në seanca trajnuese (30%); dosjen me punimet krijuese (35%); testin e modulit (35%). Dosja e kandidatit përbëhet nga zbatime praktike në situata konkrete, tematike, raste studimore, projekte, ese etj., sipas kërkesave të trajnerit. Testi për një modul përmban njohuri teorike dhe zbatime praktike të njohurive. Kandidati quhet fitues në modulin përkatës nëse:

a) merr pjesë në 90% të seancave trajnuese;

b) dorëzon dhe prezanton dosjen me punimet e kërkuara nga trajneri;

c) fiton jo më pak se 50% të pikëve të testit. Kandidati ka të drejtë të rihyjë edhe një herë në vlerësimin e modulit, kur nuk ka përmbushur të paktën njërën nga tri kërkesat e mësipërme.

Pjesëmarrësi që ka fituar të gjitha modulet e programit të zhvillimit profesional dhe kualifikimit të drejtuesve ka të drejtë të marrë pjesë në vlerësimin përfundimtar të drejtuesve. Testi përfundimtar përbëhet nga 6 pjesë dhe kandidati konsiderohet fitues nëse merr 50% të pikëve të secilës pjesë. Vetëm kush e kalon me sukses këtë vlerësim, merr certifikatën e drejtuesit.

Certifikata & masat

Një kandidat e fiton certifikatën e drejtuesit kur është fitues në vlerësimin përfundimtar të programit të zhvillimit profesional dhe kualifikimit të drejtuesve. Certifikatat kualifikimit të drejtuesve përgatiten nga IZHA dhe firmosen nga ministri i Arsimit dhe Sportit. Në nenin 16 dhe 17 të udhëzimit përcaktohen llojet e certifikatave si dhe koha e vlefshmërisë së tyre.

“Certifikatat e drejtuesit janë dy llojesh: 1. Certifikata e drejtuesit për institucionet parashkollore. 2. Certifikata e drejtuesit për institucionet arsimore, të arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë. Afati i vlefshmërisë së certifikatës së një drejtuesi është 7 vite që nga data e marrjes së saj.

Drejtuesi e rinovon certifikatën, duke iu nënshtruar provimeve përkatëse dhe vlerësimit përfundimtar”, përcaktohet në rregulloren e MAS. Sa u përket masave që parashikohen në rastet kur pjesëmarrësit nuk arrijnë të fitojnë certifikatën e drejtuesit, ata nuk mund të ushtrojnë detyrën si drejtues shkolle. “Pjesëmarrësit që nuk fitojnë deri në dy herë certifikatën e drejtuesit, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën.

Drejtuesit, të cilët nuk regjistrohen për zhvillimin profesional dhe kualifikimin e tyre kur u është ofruar mundësia për të marrë pjesë në program, nuk mund të ushtrojnë detyrën e drejtuesit. Vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën, drejtuesit që ende nuk u është ofruar mundësia për t’u trajnuar për programin e zhvillimit profesional dhe kualifikimit të drejtuesve”, shkruhet në nenin 19 të rregullores.

BW/d.i.

 

Next Post
Bushati: Ilir Meta, kandidatura më e fortë për President në 2017

Bushati: Ilir Meta, kandidatura më e fortë për President në 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com