Dy femra drejtuese të LSI-së së Pukës janë dhunuar ditën e sotme.
Lajmi konfirmohetnga vetë S.Laci dhe R.Kuçi, respektivisht kryetare e LRI dhe LSI.
Laçi mësohet se ndodhet në spital, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Fushë-Arrëz ndërsa dy shtetaset kanë qenë duke udhëtuar me makinë.
Sipas dëshmive të tyre për Balkanweb, disa persona i kanë prerë rrugën dhe i kanë dhunuar. Laçi akuzon PS-në lokale si autore të ngjarjes ndërkohë që zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim. /b.d











