• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtorja e ISHSH jep alarmin: Presim qindra të infektuar, pacientja në Durrës në gjendje të rënduar

by Java News
11/03/2020 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka, ka sqaruar në emisionin e “ABC-ja e Mëngjesit” se, situata me Koronavirusin në Shqipëri është nën kontroll, por shtoi se gjithsesi priten me qindra raste të prekurish.

Beruka gjithashtu tha se gjendja e pacientes në Durrës paraqitet kritike pasi ajo ndodhet në reanimacion në intubim.

Biseda e plotë në studio:

Jemi në një situatë ku deri tani kemi 10 persona të infektuar. Informacionet janë që jeni duke gjurmuar një numër shumë të madh njerëzish, si eshte situata?
Duhet diferencuar këtu, nga të cilët 6 janë në spital pjesa tjetër është në karantinë. Ata ndodhen në shtëpi, janë me COVID-19 të diagnostikuar por nuk janë shenja. Janë bartës të virusit por nuk kanë shenja klinike

Nuk duhet të dalin nga shtëpia?
JO absolutisht..

Ju i ruani këta njerëz?
Ka një protokoll dhe mënyrën si vëzhgohen nëpërmjet strukturave të epidemiologjisë por edhe të mjekut të familjes për karantinimin e qytetarëve që në fakt një pjesë e saj jeni edhe ju. Është e pamundur që një strukturë me x persona të mund të arrijë të kontrollojë personat që dalin dhe hyjnë në momentin kur mund të shtohen rastet të cilat janë të pritshme. Pra karantinimi tani është i menaxhueshëm sepse janë një numër i vogël njerëzish. Sapo ka filluar epidemia tek ne, dhe trendi i epidemisë në gjithë botën fillon me shtim të rasteve, ka një kulm të vetin, dhe më pas fillon tërheqja. Në të gjitha mediat jemi përpjekur që si komitet i ekspertëve të jemi korrekt me ato që themi. Ne presim qindra raste të tjera përveç këtyre, që do të thotë se epidemia ka trendin e vet të zhvillimit të saj. Ne kemi qenë koherent në marrjen e masave, duke parë çfarë ndodhi me Kinën dhe Italinë, na kanë bërë që të marrim masa në kohën e duhur.

Njerëzit grumbullohen për morte, është një lloj kodi nderi që ne duhet të jemi të pranishëm…
Ne e kemi cituar edhe dje, kur themi aktivitet social-kulturore janë të përfshira të gjitha eventet të gëzueshme dhe hidhëruese të cilët kanë grumbullime. Ne kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve, duhet të jemi partnerë të përbashkët për këtë sfidë. Është sfidë globale.

Ju thatë që rasti zero është rasti i 2 pacientëve babë e bir, por kemi edhe një djalë që ka ardhur nga Milano, pse nuk konsiderohet zero? Gjithashtu është edhe rasti i gruas në Durrës? Dhe si paraqiten gjendja e tyre?
Zonja në Durrës është në reanimacion në intubim për vetë faktin se është një moshë e tretë, dhe kjo është veçoria e këtij virusi që moshat e treta e përballojnë me vështirësi. Të shpresojmë se zonja do ecë mirë. Ajo është në frymëmarrje të drejtuar dhe po merr trajtim në reanimacion. Fakti i pacientit zero ka të bëjë me periudhën e inkubacionit, pra që është 14 ditë, personat babë e bir që bënë këtë historik, të ardhjes në mënyrë personale na coi drejt identifikimit të personit zero, megjithatë ne duhet të shohim situatën aktuale se si jemi, personat e kontaktit të tyre, të cilët janë të qetë pa shenja klinike, janë të karantinuar, janë stresuar për hir të së vërtetës.

Kemi diskutuar dje për maskat, a mund ta diskutojmë atë që thotë profesori?
Maskat kanë ardhur nga Kanadaja të certifikuara, them me bindje se strukturat spitalore, të infektivit, janë të pajisur me veshjen profesionale, jo me veshje të thjeshta. Maskat e thjeshta për një përdorim thjesht për të evituar dhe frenuar spërklat. /abcnews.al/

Next Post
Koronavirusi përhapet frikshëm në Gjermani, Merkel: Mund të infektohen 60-70% e popullsisë

Koronavirusi përhapet frikshëm në Gjermani, Merkel: Mund të infektohen 60-70% e popullsisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com