• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i ri i GKA/ Kumbaro vlerëson punën e Shabanit dhe mirëpret Shkolollin

by Java News
18/01/2018 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dua t’i uroj mirëseardhjen dhe punë të mbarë drejtorit të ri të Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkololli me të cilin do të nisim një udhëtim të ri në institucionin më të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri. Jam e bindur se dora dhe mendja e Erzenit do të ndërtojë pjesen e vet në historinë e Galerisë Kombëtare të Arteve, do të sjellë një frymë të re dhe do të ndihmojë në heqjen e kufijëve në hapësirën kulturore, jo vetem midis Shqipërisë dhe Kosovës, por puna dhe arti i Erzenit ngrihet mbi çdo lloj kufiri në emër të artit”, shkruan Kumbaro në statusin e saj.

Ministrja e Kulturës po ashtu i dedikon një vlerësëim të posaccëm edhe drejtimit të GKA-së nga ish-drejtori Artan Shabani ku shkruan se tashmë GKA është kthyer në një nga vendet e preferuara edhe për fëmijët me programin “Edukim përmes kulturës”.

“Në katër vitet e fundit Galeria Kombëtare ka njohur ngjarje të rëndësishme kulturore, ekspozita me artistë vendas e të huaj që kanë lënë gjurmë tek publiku i arteve pamore, ka hapur dyert për brezat e rinj dhe është kthyer tashme ne nje nga vendet e preferuara per femijet me programin #EdukimPermesKultures.

Dhe per kete bashkepunim dua te falenderoj drejtorin qe sapo mbylli mandatin e tij, Artan Shabani”, -shkruan në Facebook, ministrja Kumbaro.

Erzen Shkololli ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015. Nën udhëheqjen e tij Galeria e Kosovës pësoi transformim të plotë duke u shndërruar në një urë përmes së cilës skena artistike e Kosovës, që deri vonë ishte e margjinalizuar dhe e izoluar nga komunikimi kreativ me skenat artistike evropiane dhe botërore, depërtoi fuqishëm përtej kufijve të Kosovës. Si drejtor i Galerisë, Shkololli avokoi suksesshëm për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, duke shërbyer njëkohësisht si komisioneri i parë i Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales.

Së fundmi, në rolin e këshilltarit të drejtorit artistik të Documenta 14 – ekspozitës më prestigjioze botërore të artit bashkëkohor – Shkololli siguroi pjesëmarrjen e parë historike të artistëve shqiptarë në këtë ngjarje. Gjithsej 17 artistë nga Kosova dhe Shqipëria ekspozuan veprat e tyre në edicionin e fundit të Documenta që u mbajt në Athinë dhe Kassel, duke dëshmuar kështu edhe përkushtimin e Shkolollit për të promovuar dhe përfshirë artistë dhe vlera të çdo gjenerate nga dy shtetet në mozaikun evropian dhe botëror të artit bashkëkohor.

Gjatë karrierës së tij, Shkololli ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë pozitën e drejtorit të Fondacionit “Unë e du Kosovën”, fondacion privat që inkurajon zhvillim shoqëror përmes teknologjisë dhe artit, si dhe pozita të larta menaxheriale në festivale të ndryshme që kanë pasuruar jetën artistike në Kosovë dhe kanë promovuar artistë të rinj.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka uruar mirëseardhjen drejtorit të ri të Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkolollit,  përmes një statusit në Facebook ku shkruan se Shkololli do të sjellë një frymë të re dhe do të ndihmojë në heqjen e kufijëve në hapësirën kulturore.

ma.me
Next Post
Thaçit nuk i intereson as LDK e as Vetëvendosje

Presidenti Thaçi: Vrasësit e Ivanoviçit donin të dëmtonin Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madh në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madh në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

February 17, 2026
Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In