• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtori Kundër Narkotikëve: Asgjë e kundraligjshme në kontejnerët e tjerë të “Arbri Garden”

by A R
03/03/2018 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Sokol Selfollari dha detaje rreth operacionit pak ditë më parë në Durrës ku u sekuestruan 613 kg kokainë që ishte fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Kolumbia.

I ftuar në emisionin ‘Kjo jave’ në ‘News24’ Selfollari tha se kontejneri me drogë ishte prej disa ditësh në mbikëqyrje në portin e Durrësit. Ndërkohë ai nënvizoi edhe njëherë faktin se ky ishte operacion i Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera shqiptare dhe se nuk kishin marrë asnjë informacion nga vendet e tjera. Ndër të tjera Sokol Selfollari mohoi faktin nëse Shqipëria është kthyer në një kanal të trafikimit të kokainës, ndërsa theksoi se ky është një problem që njihet në të gjithë botën.

‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e moderatores Nisida Tufa me drejtorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Sokol Selfollari.

Ç’mund të na thoni për operacionin në Durrës. Si u sinjalizuat?
Kishte disa ditë që kishte ardhur kontejneri. Kjo ishte si rrjedhojë e një analize të mirëfilltë dhe të një analize të riskut që është bërë nga institucionet ligjzbatuese të shtetit, Policia dhe Drejtoria hetimore.
kamioni durres

A ishte ky një operacion i përbashkët apo?
Ne kemi shumë partnerë dhe nuk është shumë problem që të themi se ky operacion është bërë në bashkëpunim, por ky nuk është rasti.

Pse u ndërhy tek magazinat në Maminas dhe s’u la deri sa të merrej malli?
Kontejneri u tërhoq faktikisht nga firma që ishte e dyshuar, u la deri sa ai të shkonte në destinacion. Ndërhyrja vendoset nga ata që kryejnë operacionin. Kjo u zgjidh si mënyra më mirë në ato kushte.

Kush dyshohet se janë porositësit?
një porositës e kemi që është firma që ka bërë porosinë. Hetimi do nxjerri nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Për këtë po hetohet në mënyrë të shpejtë dhe nga grupi i hetimit që është krijuar.

Pronari i kompanisë Arbër Çekaj ka akuzuar policinë se nderhyri padrejtesisht..
Zotëria ka thënë që edhe do vijë pranë organeve të drejtësisë, por nuk është paraqitur. Mirë do ishte që të vinte të paraqitej dhe të jepte shpjegimet. S’di ça të them për akuzën.

Çfarë u gjet në dy kontejnerët e tjerë?
Asgjë e kundraligjshme.

Mund të flasim për bashkëpunime të grupeve kriminale?
Grupet kriminale kanë si qëllim fitimin. Ato bashkëpunojnë me grupe kriminale brenda dhe jashtë vendit. Bashkëpunimi i grupeve kriminale është i njohur. Detyrua jonë si polici e Shtetit është që ti kundërvihemi këto fenomeni me gjithë ekspertizën dhe mjetet e ligjshme që kemi në dispozicion.

Kompania ‘Arben-Garden’ tërhiqte 4 kontejner..A keni dyshime për të tjerë se mund të ardhur drogë?
kontejnerët që vinë nga Kolumbia, Peruja, Brazili, këto mallra, kanë njëfarë risku dhe kontrollohen gjatë rrugës. Kontrollojnë gjithë agjencitë ligjzbatuese, nga këto vende dhe në vendet ku kalojnë tranzit dhe më pas mbërrijnë në Shqipëri. Ka pasur raste të tjera ku janë kapur sasi droge që janë gjatë rrugës. Ku ishte një rast nuk u kap nga vendet e tjera dhe ju kap nga ne.

A ka një plan për kapjen e këtyre sasive?
Ne kemi një njësi që është trajnuar për kontejnera.

Pse ka informacione që droga u pikas që në Itali..
Po të ishte pikasur në Itali do ishte gjë e mirë. Mund të jetë kontrolluar në skanera por nuk është pikasur. Do ishte gjë e mirë, pasi do kishim marrë masa të plota.

Sa u mobilizuan në këtë operacion?
ishte operacion pa rrjedhje informacioni. Kontejneri kishte ditë që kishte mbërritur aty dhe policia e Hetimit Doganor kishte informacion që aty mund të kishte lëndë narkotike, deri sa u realizua operacioni për arrestimin e personave përgjegjës.

Po magazina pse s’u mbajt në kontroll?
Operacioni dhe mënyra e ndërhyrjes gjykohet dhe përcaktohet nga drejtuesi i operacionit dhe prokuroria.

A po kthehet kokaina në problem serioz në vendin tonë?
Duhet të keni parasysh se grupet kriminel që veprojnë në Shqipëri dhe jo vetëm, janë të afta të përshtaten qoftë me kërkesat e tregut por edhe me mundësitë e tyre. Mendoj që goditja që i është bërë fenomenit të kanabisit vitin e kaluar, ku u reduktua prodhimi do reflektohet në vitin pasardhës. Pra këtë vit do shohim që do bien sekuestrot. Grupet kriminale janë të afta të përshtaten. Mundtë kemi edhe drogëra të reja. Ata do mundohen që të gjejnë rrugë të reja transporti.

I ashpër dhe konkret ishte dhe kryeprokurori i Antimafias…sa merret në konsideratë?
Ne i marrim në konsideratë të gjitha informacionet e tjera. Me policinë italiane kemi një bashkëpunim të shkëlqyer.

A është Shqipëria kanali për kokainën?
Ka pasur edhe raste të tjera që janë bërë kapje dhe destinacion ka qenë Shqipëria. Ka një sërë filtrash deri sa droga vjen këtu. Shqipëria nuk përfshihet në rrugët e trafikimit të kokainës. Në Europë sekuestrohen rreth 70 ton kokainë në vit dhe hyjnë rreh 400 tonë kokainë. Kjo s’do të thotë se grupet kriminale s’do përpiqen që të arrijnë qëllimet e tyre.

Çfarë note do ti vini Shqipërisë për përdorimin e drogave?
Shqipëria nuk bën as më shumë e as më pak ato gjëra që bëjnë policitë e tjera. Kjo nuk është një situatë që duhet të shqetësohemi, pasi është një luftë e përditshme.

Next Post
2018-ta, konsiderohet se ka startin më të mirë të Cristiano Ronaldos te Reali

2018-ta, konsiderohet se ka startin më të mirë të Cristiano Ronaldos te Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

September 10, 2026
VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

September 10, 2026
Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

September 10, 2026
“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

September 10, 2026
Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

September 10, 2026
“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

25 vjet pas ’11 shtatorit’: A fituan në fund terroristët?

September 10, 2026
Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!

Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!

September 10, 2026
Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

September 10, 2026
Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

September 10, 2026
Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com