• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i televizioneve Franchaise në Euronews Group: Euronews Albania përballë sfidës për paanshmëri edhe në zgjedhjet elktorale

by Java News
30/01/2021 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Osservatorio di Pavia, firma e mirënjohur e konsulencës për studime mediatike në mbarë botën, në një raport të pavarur ka vlerësuar Euronews Albania, për punën ndaj “raportimit të drejtë, të saktë dhe të paanshëm, pa asnjë provë që sugjeron raportim me qëndrime të njëanshme. Në një intervistë dhënë në Euronews, pas kësaj analize të lajmeve të ndryshme transmetuar nga Euronews Albania gjatë muajve të fundit, z.François Chignac, Drejtori i televizioneve Franchaise në Euronews Group e konsideroi një vlerësim që e bën shumë të lumtur atë dhe sigurisht gjithë grupin Euronews, vetëm një vit pas hyrjes me transmetime të ngjarjeve e lajmeve në peisazhin audio- viziv të Shqipërisë nëpërmjet Euronews Albania dhe mbi të gjitha për të qenë mbartësi i ADN- së, Euronews që është paanshmëria, pavarësia editoriale, besueshmëria e dhënies së informacionit si dhe shpejtësia e dhënies së informacionit. Në emër të Euroneës ai ka përgëzuar gjithë ekipin e Euronews Albania, duke theksuar se në ditët e sotme gazetaria është shtyllë e demokracisë dhe po përballet me rreziqe të ndryshme, siç ishte dhe Covidi, apo dhe zgjedhjet amerikane. “Bota iu nënshtrua me shpejtësi shpërndarjes së informacionit e orientuar nga bota dixhitale. Nuk do të jap rekomandime editoriale sepse rezultatet që ky studim ka treguar, flasin për një menaxhim editorial shumë serioz në news room dhe në gjithë televizionin. Ne jemi shumë të kënaqur dhe shumë krenarë dhe dua ta nënvizoj edhe një here këtë. Pra si një menaxher bashkëpunues, nuk do të marr një rol mbikëqyrësi duke thënë që “dëgjoni duhet të bëni kështu apo ashtu. Kam besim në menaxhimin editorial të televizionit rajonal Euronews Albania se mund t’i gjejë vetë mjetet për të përmirësuar veten edhe më shumë. Shqipëria do të ketë përballje elektorale pas pak muajsh, do të ketë zgjedhje legjislative. Dhe pikërisht brenda kësaj situate, agjende politike ne duam të shohim një kanal totalisht të pavarur”- u shpreh më tej z. François Chignac duke shtuar se ka tashmë besim total se Euronews Albania se do t’ia dalë edhe në këtë sfidë elektorale, me të cilën do të përballet në këto muajt që po vijnë. Ndërkaq edhe Ilva Tare, drejtore e lajmeve në Euronews Albania, theksoi se Osservatorio di Pavia është një nga auditorët më prestigjiozë në nivel ndërkombëtar që bën audit për Komisionin Evropian, për grupin Euronews dhe grupe të tjera mediatike të njohura europiane, dhe vlerësimi është një motivim për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm. Ajo nënvizoi se ADN-ja dhe filozofia e Euronews Albania është paanshmëria, pavarësia, besueshmëri, distanca e emocioneve personale të gazetarëve apo të ndonjë interesi tjetër që mund të ndikojë gjatë përcjelljes së informacionit. Znj Tare e ka cilësuar këtë vlerësim një përgjegjësi më të madhe përballë publikut.

Euronews Albania është një franchise ekskluziv i Euronews dhe raporton lajme nga vendi, rajoni dhe bota audiencën shqipfolëse. Raporti u autorizua nga grupi Euronews, një vit pasi Euronews Albania nisi transmetimet live, më 21 Nëntor 2019.

Next Post
VIDEO/ U kthye nga emigracioni, fermeri rrëfen eksperiencën e investimit në Shqipëri

VIDEO/ U kthye nga emigracioni, fermeri rrëfen eksperiencën e investimit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

August 12, 2026
Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com