• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Drejtori i Teatrit serb në Tiranë: Futbolli të mësojë nga kultura

by
25/09/2015 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri krijoi tension pak kohë më parë, bashkëpunimi kulturor mes të dy vendeve, veçanërisht muzika klasike, sjell një tjetër frymë dhe klimë komunikimi.

Dhe pikërisht ai që i vë vulën një bashkëpunimi të tillë Serbi-Shqipëri në fushën e kulturës është Dejan Saviç, Drejtori i Teatrit të Beogradit i cili ka ardhur në kryeqytetin shqiptar  për të dirigjuar koncertin simfonik të datës 26 shtator në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Ashtu sikurse në Beograd, edhe në Tiranë dirigjenti i koncertit Saviç, nuk i ka shpëtuar klimës së krijuar nga futbolli, dhe gjatë konferencës së mbajtur sot në TKOB, për pjesët që do të dirigjojë si simfonia Nr. 9, nga  Antonin Dvorak, dhe koncerti për violinë, vilonçel dhe piano,  Op 56 “Triptiku” i Beethoven, Maestro ka përcjellë edhe një mesazh për të dyja ekipet kombëtare.

Ludwig van Beethoven

“Do të doja që mediat të përcillnin një plan të panelit që jemi këtu dhe t’ua nisnin përpara ndeshjes Shqipëri – Serbi të dyja ekipeve, atij serb dhe atij shqiptar në mënyrë që edhe futbolli të kuptoj se si mund të bashkëpunojnë dy popuj e dy kultura si ne”, u shpreh maestro Saviç.

Saviç ka gjetur në Tiranë mbështetjen e artistëve të orkestrës simfonike të Tiranës dhe shpreson edhe në bashkëpunime të tjera të këtij lloji.

“Nuk është hera e parë që vij në Tiranë, por jam i mahnitur nga gjithçka keni bërë këto vite, ku që në aeroport m’u shfaq para një kryeqytet tjetër shume evropian, dhe uroj që ky të moj jetë bashkëpunimi im i fundit, pasi ky është një teatër ku kanë performuar zëra të mrekullueshëm të operës në botë si Inva Mula, Saimir Pirgu e Ermonela Jaho, emra që teatri i Beogradit do të donte shumë t’i priste”, vazhdoi Saviç.

“Sikur të kishim edhe vizita më të shpeshta të artistëve mes këtyre dy teatrove do të ishte fantastike, pra ju të sillni artistët tuaj dhe ne do t’ju sjellim zërat më të mirë në Tiranë”, tha më tej ai.

Antonín Dvořák

“Simfonia e 9 e Dvorak është vetëm pjesa e parë e një koncerti simfonik që do të vijojë me “triptikun’ e bet’hovenit, dhe Luca Franzetti në violonçel, Merita Rexha në piano dhe Abigiela Voshtina në violinë janë tre solistët që do të përcjellin Bethoven në Teatrin e Operas dhe Baletit” u shpreh Saviç pë koncertin.

Bethoven nuk është i thjeshte,e sidomos kur vjen në një koncert për violincele, piano dhe violinë së bashku, por unë besoj se do të sjellim më të mirën, pasi të punosh me dy artiste si Merita dhe Abigiela gjithçka është më e thjeshtë” përmbylli maestro Dejan Savic.

Koncerti simfonik dirigjuar nga maestro Savic do të vij për publikun mbrëmjen e së shtunës ora 19:00 në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Next Post

Vetëvendosje kërkon vullnetarë: Republika jonë është në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Fati i kërkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas!

August 2, 2026
Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

August 2, 2026
Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

August 2, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com