• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Hado: Ja kujt i shkon shpërblimi në shtëpi, bankë dhe kur digjet!

by Java News
17/12/2021 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej ditës së djeshme ka nisur shpërndarja e shpërblimit të fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët në të gjithë vendin. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” u shpreh se pensionistët kanë afat dhe mund ta tërheqin shpërblimin së bashku me pensionin në sportelet e postës ndërsa ata që e tërheqin pensionin në bankë do t’u kaloj automatikisht nga dita e hënë.

“Parimi është që qytetarët do të marrin shpërblimin atje ku marrin pensionet. Ata që e marrin në shtëpi, posta shqiptare do ua çojë në shtëpi edhe shpërblimin. 688 mijë janë parashikuar për të marrë bonusin, të gjithë pensionistët, plus edhe rreth 3 mijë veta që ose kanë aplikuar ose do të aplikojnë, që do ta marrin kur të marrin këstin e pensionit.

65 mijë veta e marrin pensionin në bankë dhe automatikisht e marrin të hënën. Vetëm dje dhe sot janë paguar 100 mijë bonuse. Mund të arrihet të paguhen të gjithë brenda muajit, pasi jo të gjithë e marrin me baza mujore. Një pjesë janë jashtë shtetit dhe vijnë kur u krijohet mundësia, ka edhe pensionistë që e marrin njëherë në 3 muaj, 6 apo një vit pensionin” tha ai.

Po çfarë ndodh me ata që ndodhen jashtë vendit, a u digjet shpërblimi? “Limiti është 36 muaj për bonusin. Një pension i caktuar edhe i kredituar në llogarinë e tyre virtuale kanë të drejtë ta tërheqin deri në 36 muaj. Një qytetar që për 36 muaj nuk e ka tërhequr pensionin sigurisht që do të humbasë edhe bonusin. Janë tre vjet. Plus që ka edhe mekanizma të tjerë për qytetarët që janë jashtë për ta tërhequr. Duke e marrë në bankë ose me prokurë” tha ai.

Gazetarja Jonida Shehu u ndal te dixhitalizimi dhe cfarë po ndodh me pensionistët tashmë që shërbimet fizike kaluan online? “Sigurisht që është e vështirë, se ka të bëjë edhe me aksesin në internet. Ne kemi një numër të konsiderueshëm qytetarësh në fshat me internet të limituar.

Ky është një ushtrim i kryer, ne kemi filluar që në janar të 2020 për aplikimet online. Ka sportele për asistencë për të gjithë ata që nuk munden të plotësojnë dokumentacionin online. Kjo fazë tranzitore do të zgjasë deri në atë moment kur qytetarët do të jenë të aftë ta bëjnë të gjithë online” deklaroi ai./ Abcnews.al

Next Post
Austri/ Aksidentohet shqiptari, ra nga çatia

Austri/ Aksidentohet shqiptari, ra nga çatia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

March 3, 2026
Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

March 3, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

Donald Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In