• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtori i ri i Policisë, takime me drejtuesit e misioneve partnere: Oficerët Ndërlidhës luajnë rol kyç në ndërtimin dhe forcimin e urave mes policive

by Java News
12/10/2021 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u takua me përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerët Ndërlidhës në Shqipëri. Në fjalën e tij, Drejtor Nano ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka siguruar për gatishmërinë dhe vullnetin e tij e të Policisë së Shtetit, për të thelluar më tej bashkëpunimin.

“E vlerësoj së tepërmi bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar nga Misionet, Programet dhe Projektet, që asistojnë Policinë e Shtetit prej vitesh, por edhe të atyre Projekteve, të cilat sapo kanë filluar aktivitetin e tyre. Asistenca teknike dhe mbështetja në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet një faktor kyç në procesin e përmirësimit të standardeve të policimit në Shqipëri dhe përafrimit të këtyre standardeve me ato të vendeve të BE-së. Për garantimin e sigurisë dhe goditjen e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, parandalimin e terrorizmit, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit mes partnerëve, autoriteteve dhe agjencive të zbatimit të ligjit, brenda dhe jashtë vendit është i një rëndësie vendimtare, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, për forcimin e lirisë dhe sigurisë së vendeve.

Në këtë drejtim, Oficerët Ndërlidhës, si brenda dhe jashtë vendit, luajnë një rol kyç, duke krijuar mundësinë e shkëmbimit të informacionit në mënyrë të menjëhershme, në kohë reale, ndaj dëshiroj të shpreh falënderimet për të gjithë bashkëpunimin e ofruar nga Oficerët Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë, të cilët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policive partnere.

Më lejoni që edhe një herë t’ju shpreh vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për të qenë sa më të hapur dhe konkret në kuadër të këtij bashkëpunimi, pasi bashkëpunimi mbi bazën e besimit reciprok është faktor thelbësor në luftën efikase kundër të gjitha formave të krimit dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët tanë”, – tha ndër të tjera z. Nano.

Përfaqësuesit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës, veç urimit për detyrën, i kanë shprehur gatishmërinë për ta thelluar më tej bashkëpunimin e krijuar, mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve./m/j

Next Post
“Ekonomia shqiptare është ende në një fazë rimëkëmbjeje”/ Guvernatori Sejko: BSH do të punojë me standardet e BE-së

"Ekonomia shqiptare është ende në një fazë rimëkëmbjeje"/ Guvernatori Sejko: BSH do të punojë me standardet e BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com