Kush do të jetë pasuesi i Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit? Sikundër është raportuar prej mesditës së sotme, emri që pret thjesht zyrtarizimin nga qeveria është ai i Gledis Nanos, kreut të Departamentit të Antiterrorit.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të caktohet në mbledhjen e Qeverisë që do të zhvillohet ditën e mërkurë.
Çuçi nuk ka pranuar të bëjë publik emrin e pasardhësit të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, por ka pohuar se një nga kandidatët për këtë pozicion është Gledis Nano, drejtori i Anti-terrorit.
“Ta lëmë më mirë nesër, që të kemi lajme dhe për nesër. Nesër mbledhim qeverinë, zoti Nano është një nga kandidaturat”, shprehet Çuçi në Opinion.












