• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtori i Policisë zotohet para familjes së Novruz Cenaliajt: Autorin do ta vendosim para ligjit

by A R
15/05/2024 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë zhvillohet ceremonia e varrimit e efektivit Novruz Cenalia, i cili u vra nga 23-vjeçari Azgan Mërnica kur po shkonte në punë.

Në nder të policit të rënë “Shqiponjave” të Fierit ka mbajtur një fjalim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ai u zotua para familjes së Cenalisë nga varrezat ku do të prehet efektivi i ndjerë për kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe kushdo që do të cënojë uniformën e policit do të përballet me ligjin.

“Familja e madhe e Policisë së Shtetit ndjen dhimbje e keqardhje. Fjalët janë të vështira për këtë dhimbje të policit të ri, jeta e të cilit u pre në mes në lule të rinisë. Ai ishte një nga njerëzit më korrektë dhe punëtorë të policisë, i rritur në një familje ku uniforma e policisë ishte 20 vjet e pranishme. Zotohemi se Policia e Shtetit do të punojë për kapjen e autorit dhe se kushdo që cënon uniformën e policit do të përballet ashpër me ligjin. Zotohem para familjes se do ta vendosim para ligjit autorin e krimit. Ne nuk do të rreshtim asnjë sekond derisa drejtësia të ketë në dorën e saj kriminelin që shkrepi armën ndaj Novruzit. Si Drejtor i Përgjithshëm dua të garantoj familjen Cenalia se organizata jonë do të jetë pranë jush. Besoni te Policia e Shtetit dhe në emër të policisë garantoj se do të lartësohet figura e Novruz Cenalisë”, tha ai.

28-vjeçari Cenalia do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz. Në nder të tij, këtë të mërkurë u mbajtën homazhe në hollin e Teatrit Bylis në Fier. Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë atij lamtumirën e fundit. Në homazhe mori pjesë mes të tjerëve edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u shpreh se “gjaku i policisë është gjaku i shtetit”.

Novruz Cenalia u vra mesditën e së hënës teksa ishte nisur për në punë. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është 23-vjeçari Azgan Mërnica, i cili që prej atij momenti vijon të jetë në arrati. Shkak për ngjarjen tragjike dyshohet se u bë një konflikt i çastit.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 16 Maj 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In