Tensionet politike mes Greqisë dhe Shqipërisë duket se po ndihen nga qytetarët shqiptarë. Ashtu siç autoritetet greke veprojnë përherë kur kanë pakënaqësi ndaj politikave shqiptare, aplikojnë kthimin e shtetasve në kufi.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në doganën greke në kakavijë janë kthyer mbi 100 shtetas shqiptarë. Kthimi i tyre argumentohet me mungesë dokumentacioni ndërkohë qytetarët pretendojnë të kundërtën.
Ndëkrohë, gjatë ditës së sotme, drejtori i policisë shqiptare Haki Çako u takua në Tiranë me homologun e tij frek Tsouvalas. Edhe pse ky i fundit velrësoi bashkëpunimin mes palëve, në doganat greke vijon kthimi i shqiptarëve./a.m.