• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i Partizanit: Josa si fallxhor, të na ndihmojë të kapim ndonjë skedinë

by Java News
22/03/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja sezonale mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk vijon vetëm në fushat e blerta, pasi lufta më e ashpër është përqendruar te deklaratat mediatike të protagonistëve të dy klubeve.

Pas fitores me Flamurtarin, trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, ka gjetur kohë që të thumbojë edhe Partizanin, kur ai është pyetur për fitoren e të kuqve në Durrës. “Nuk më intereson rezultati i kundërshtarit. Partizani do t’i fitojë të gjitha takimet nga tani deri në fund të kampionatit, përveç javës së parafundit të kampionatit”, u shpreh trajneri i Skënderbeut për “News 24”.

Pas këtij prononcimi, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, drejtori i të kuqve, Dritan Dervishi, ka pohuar se nuk e priste një reagim të tillë nga Josa, që sipas tij, paska filluar të bëjë fallxhorin. Në trajtë batute, Dervishi i kthen në këtë mënyrë thumbimin trajnerit të Skënderbeut:

“Kam respekt maksimal për Mirel Josën, për të shkuarën e tij si futbollist, si dhe për atë që ka treguar si trajner. Por më bën çudi fakti që edhe ai paska hyrë te grupi i personave që shikojnë apo parashikojnë të ardhmen. Meqë paska marrë rolin e fallxhorit, Josa bën mirë të na tregojë edhe sa do të rrojmë, apo të na tregojë ndonjë rezultat të saktë që të kapim skedina (qesh)”.

Replika me De Biasin

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, nuk ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen PartizaniSkënderbeu. Pas sfidës, drejtori Dervishi, përmes “Panorama Sport”, dha një këshillë për trajnerin italian të kuqezinjve, i cili dy ditë para sfidës kishte ardhur në Shqipëri për të marrë një medalje.

Gjithashtu, Dervishi shprehu mendimin e tij për listën e lojtarëve që do të grumbulloheshin për miqë- soret e marsit, ku shikohet një anashkalim i Superiores. Gjatë konferencës së djeshme, De Biasi i është përgjigjur kështu Dervishit: “Unë jam mësuar të mos i fus hundët në punët e të tjerëve dhe do doja ta bënin të njëjtën gjë edhe ndaj meje. Sikurse kombëtarja është e të gjithëve, e tifozëve shqiptarë, edhe Partizani është i tifozëve të vet.

Besoj se ushtrojmë pothuajse të njëjtin zanat, por bëjmë dy punë shumë të ndryshme nga njëri-tjetri”. Ndërsa ndeshjen në fjalë De Biasi pohoi se ka ndjekur në televizor, madje edhe e ka riparë. Pas përgjigjes së teknikut të Kombëtares ka ardhur edhe reagimi i drejtorit të Partizanit. “Në natyrën time, nuk e kam parim që të merrem punët e të tjerëve. Sa për dijeni, unë nuk ndërhyj as tek ekipet e akademisë, jo më të fus hundët siç thotë ai te puna e trajnerit të Kombëtares.

Si tifoz me pasaportë shqiptare i Kombëtares kam të drejtën time të them atë që mendoj. Pastaj jam edhe përfaqësues i një klubi shqiptar dhe më lind e drejta të mbroj imazhin e Kategorisë Superiore dhe futbollit shqiptar. Kam respekt maksimal për punën e De Biasit, por edhe ne kemi të drejtën demokratike të themi mendimin tonë.

Për këto ndeshje miqësore, Superiorja duhet të përfaqësohej më shumë. Lojtarë të tillë si Vila, Fejzullahu, Lilaj, Latifi dhe Salihi duhet të ishin prezentë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë Salihi, 40 gola në sezon. Mendimin tim e them edhe si ish-pjesëtar i FSHF-së, për zbulimin e talenteve.

Duka është një njeri që pranon këshilla. Prandaj kur presidenti pranon këshilla, mendoj se kam të drejtën si tifoz i Shqipërisë të shfaq mendimin tim”, tha Dervishi. S’ka nevojë për ftesë- Më pas drejtori i të kuqve është pyetur edhe për faktin se De Biasi ka pohuar dje se në Shqipëri nuk vjen vetëm për medalje, por sa herë i thërret presidenti për të ndjekur ndeshje.

“De Biasi ka pasaportë shqiptare dhe nuk ka nevojë për vizë, kështu që mund të vijë sa herë të dojë. Nuk ka nevojë për ftesë. Gjithsesi, nëse ai nuk i pranon këshillat, unë i kërkoj falje. Ka qenë thjesht një mendim i imi dhe jo ndërhyrje në punët e trajnerit të Kombëtares”, tha Dervishi.

BW

Next Post

Anija fluturuese më e madhe në botë përgatitet për fluturimin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 22 Gusht 2026

August 21, 2026
Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

August 21, 2026
Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

August 21, 2026
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

August 21, 2026
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com