• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtori i Mjedisit në Korçë ndalohet nga policia italiane për trafik njerëzish

by Java News
20/05/2016 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Korçë, Aleksandër Çela, është ndaluar prej një jave nga Policia italiane me akuzën e “trafikimit të qenieve njerëzore”.

Çela, i cili ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit, i zgjedhur nga një prej partive të vogla aleate të së majtës, mësohet se është kapur nga Policia italiane, por ende nuk janë sqaruar rrethanat konkrete të ndalimit të tij.

Persona të afërt të Çelës pohojnë se ai u ka deklaruar atyre se ndalimi është bërë për shkak se nuk ka deklaruar shumën e të hollave që kishte me vete.

Po të njëjtët persona thonë se nga kontaktet me Çelën, ky i fundit u ka pohuar se në fundjavë do të jetë në qytetin e Pogradecit, sapo të përfundojnë proceduarat me Policinë italiane, dhe pas kthimit do të japë sqarimet përkatëse për këtë histori.

Ai është i njohur për përfshirjen dhe angazhimet politike.

Pasi arriti të fitojë zgjedhjet në komunën e Dardhasit, në Pogradec, dhe të marrë drejtimin e saj, Çela u shkarkua për shkak të mosdeklarimit të pasurisë, ndërsa pak kohë më vonë u emërua si drejtor i ARM në Korçë, post të cilin vijon ta mbajë.

Ndalimi i tij në Itali është bërë shkak që Aleksandër Çela të shkarkohet nga detyra.

Të kontaktuar nga Panorama, punonjës të kësaj drejtorie shprehen se prej fillimit të javës drejtori nuk është paraqitur në zyrë, por askush nuk di arsyen e kësaj mungese. Nga ana tjetër, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, burimet bëjnë me dije se në datën 17 maj, kur edhe ka qenë mbledhja më e fundit, është lexuar deklarata e dorëheqjes nga mandati i këshilltarit për Aleksandër Çelën.

Një deklaratë dorëheqjeje që nuk tregonte arsyen e vërtetë të largimit, por ishte motivuar për shkaqe personale.

Në deklaratë, e cila mban firmën e një noteri të njohur në qytetin e Pogradecit, data e përpilimit të aktit është 30 marsi, ndërsa nuk dihet se pse Aleksandër Çela e ka mbajtur kaq gjatë këtë vendim para se t’ia dërgonte Këshillit Bashkiak.

Panorama/d.i.

Next Post

“Të votojmë reformën, ndryshe hyjmë në listën e shteteve të dështuara"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In