• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drejtori i doganave: Produktet ushqimore dhe medikamenet kanë lehtësira, shkëmbimet tregtare vijojnë normalisht

by Java News
17/04/2020 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doganat shqiptare vijojnë normalisht punën e tyre dhe për të gjitha mallrat ushqimorë dhe medikamentet mjekësore kanë përparësi në përpunim në sportele. Drejtori i doganave Gjon Bardhi theksoi se të gjitha doganat në pikat kufitare punojnë normalisht duke zbatuar dhe masat e ndërmarra pas situatës së krijuar nga COVID-19.

Nisur nga interesi i madh i medias dhe publikut mbi funksionimin e Strukturave Doganore gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota, ju bëj me dije se në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid 19,  Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale. Më lejoni të theksoj, se zinxhiri i shkëmbimeve tregtare import-eksport vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjithashtu ju bëj me dije, se në bazë të VKM nr. 269, “Për miratimin e propozimit të përbashkët të përgatitur nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA-s, për të lehtësuar transportin e mallrave të nevojës së parë brenda Ballkanit Perëndimor”,palët e CEFTA kanë përcaktuar pikat “të gjelbra” prioritare të kalimit kufitar, të cilat për Republikën e Shqipërisë janë degët doganore Durrës, Morinë, Shkodër (Hani i Hotit), Qafë Thanë dhe Kakavijë.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengesë deri tani në të gjitha Degët Doganore. Sekretariati i CEFTA-s në bashkëpunim me të gjithë vendet anëtare ka përpiluar gjithashtu, një listë me mallra me rëndësi parësore në funksion të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID 19, nga popullata dhe autoritetet shëndetësore. Lista e mallrave përfshin produkte ushqimore, medikamente, dizinfentantë, maska, doreza, pajisje mjekësore, etj.

Si të tilla, të gjitha palët e CEFTA janë dakordësuar që autoritetet doganore dhe autoritetet e tjera që operojnë në kufi, të përshpejtojnë kalimin e këtyre mallrave në kufi përmes krijimit të korridoreve, korsive “të gjelbra”. Mjetet që transportojnë këto mallra, janë të autorizuara të anashkalojnë çdo radhë të mundshme në hyrje-dalje nga territoret e palëve të CEFTA, si dhe do të kenë përparësi në kryerjen e të gjitha procedurave, përfshirë kontrollet doganore dhe ato të autoriteteve të tjera që operojnë në kufi.

Autoritetet doganore të palëve të CEFTA, njoftohen paraprakisht mbi mbërritjen e këtyre mallrave të nevojës parësore, nëpërmjet sistemit elektronik të shkëmbimit të të dhënave SEED. Ky informacion u përcillet në kohë reale, të gjitha autoriteteve të tjera, sipas pikave të kontaktit të përcaktuara paraprakisht prej tyre.

Funksionimi i pikave doganore do të jetë 24 orë në 7 ditë në funksion të operatorëve ekonomikë. Gjithashtu dua të përcjell një falenderim dhe mirënjohje për punën e secilës strukturë doganore dhe për çdo punonjës të doganës që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Eksperimenti, shikoni si përhapet virusi me maskë dhe pa maskë

VIDEO/ Eksperimenti, shikoni si përhapet virusi me maskë dhe pa maskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com