• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtori i Burgjeve mesazh të rëndësishëm prokurorëve: Të burgosurit mos i lironi para kohe

by Java News
30/08/2019 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, kërkon një marrëveshje të re me prokuroritë e rretheve, me qëllim shmangien e rasteve të lirimit të të burgosurve pa përfunduar ende afatet e dënimit. Shqetësimin e tij, kreu i burgjeve ia ka bërë prezent në datën 13 gusht, të gjithë prokurorive në rrethe.

Shkresa zyrtare i është dërguar për dijeni edhe Prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në dokumentin 3-faqësh që A2 disponon, kreu i burgjeve shpreh shqetësimet që janë konstatuar sipas tij, në ekzekutimet e vendimeve penale në IEVP-t për shkak të gabimeve që kryen nga ana e prokurorëve.

Një ndër më kryesoret, si një çështje ligjore ende e pazgjidhur, është ajo që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore  me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit” ku prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe u zbritet nga dënimi që ata kryejnë. Në këtë rast drejtori burgjeve sjell në vëmendje rastin e lirimit para kohe të Lulzim Cakës dhe disa të dënuarve të tjerë.

“Sikurse jemi vënë në dijeni para pak kohe edhe media publikoi lajmin se nga një IEVP u lirua nga burgu pa përfunduar plotësisht ekzekutimin e vendimit penal i dënuari Lulzim Caka. Ky rast nuk është i vetmi”

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili

Në këtë letër citohet ligji nr.8328, dt. 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 7298 dt 8.4.1989, i cili përcakton “zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje të lirisë që aktivizohen në punë”, ligj ky i cili u shfuqizua me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme në vitin 2004 me zbatim të menjëhershëm. Ismaili thotë se është Prokuroria ajo që në shumë raste bënë gabime në përllogaritjet e ditëve. Në shumë raste, kur çështja apelohet dhe gjykimi nuk është i përfunduar nuk mund të llogaritet dënimi. Në këtë rast janë dhe ata të dënuar që janë të ekstraduar, por nuk u është saktësuar ose bërë njohja e saktë e kohës së dënimit. (A2cnn)/l.m

Next Post
Çështja “Toyota Yaris”/ Dyshime për dëshmi të rremë, rrezikon të merret i pandehur Lulzim Basha

Çështja “Toyota Yaris”/ Dyshime për dëshmi të rremë, rrezikon të merret i pandehur Lulzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com