• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drejtori i ARRSH: Unaza e madhe e Tiranës përfundon brenda 2025-ës, dy segmente i hapim këtë vit

by Java News
31/08/2023 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi theksoi se Unaza e Madhe e Tiranës pritet të vihet në funksionim brenda vitit 2025. I ftuar në “Sheshi i Dollarit” me gazetaren Genta Dobra, Berberi theksoi se brenda këtij viti synohet edhe hapja e dy segmenteve në Paskuqan që lidhen me këtë projekt.

“Unaza e Tiranës është arteria kryesore e Tiranës që mbledh të gjitha flukset që vijnë. Ne kemi filluar prej kohësh dhe jemi në një pikë interesante të këtij projekti. Besojmë që brenda këtij viti do të dorëzojmë dy segmentet e zonës së Paskuqanit tek ura e Babrrusë dhe pastaj brenda vitit tjetër të dorëzojmë të gjithë segmentin e unazës së përfunduar. Këto janë afatet që sot mund të japim pasi kemi pasur shpronësimet dhe stabilizimet dhe dhëniet e banesave të atyre, banesat e të cilëve nuk përputheshim me ligjin e legalizimit. Për këtë doli një VKM e veçantë që i trajton këto banesa, me një banesë dhe bonus deri në tre vjeçare. Një politikë e tillë sociale, që edhe këto që skualifikohen nga legalizimi, të kishin një banesë të tyre. Kjo na mori kohë. Mund të themi se brenda vitit 2015, e gjithë unaza do të jetë në funksionim.“, theksoi Berberi.

Berberi theksoi gjithashtu se një fokus të madh u kanë akseve kryesore dhe dy arterieve, Korridori adriatiko-jonian dhe Korridori 8.

“Një fokus të madh iu kemi dhënë akseve kryesore. Kemi dy arterie kryesore: Korridori adriatiko-jonian dhe aksin e Korridorit 8 që fillon nga porti i Durrësit dhe lidhet me Maqedoninë e Veriut. Fokusi ynë është që shkurtojmë akset, të fokusohemi tek këto dy arterie pa lënë pas dore të tjerat. Korridori adriatiko-jonian nuk përfundon vetëm në Vlorë. Duam të bëjmë një studim që pjesa tjetër e mbetur nga Levani në drejtim të Kakavijës të kthehet me të njëjtin standard si Korridori 8.”, u shpreh ai.

Një fokus më të shtuar, shtoi drejtori i ARRSH, kanë edhe akset në zonat malore dhe periferike, të cilat kanë problematika me dëborën dhe relievin e thyer. Ndërkaq, i pyetur për rrugën e Arbrit, ai theksoi se brenda nëntorit synojnë të dorëzojnë të gjithë segmentet që kanë qenë në gjendje kantieri.

“Sa i përket tunelit të Murrizit, në momentin që do të shohim dritë në fund të tunelit, atëherë do të japim një afat kohor se kur përfundon rruga e Arbrit“, u shpreh Berberi.

Për zgjerimin e segmentit rrugor Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të rrugës Ndroq-Plepa, Berberi theksoi: “Kemi menduar zgjerimin e segmentit nga Tirana deri në nyjën e madhe të Kasharit. Nëse nuk i bëjmë procedurat këtë vit, në mars të vitit tjetër procedurat për zgjerimin janë të filluara dhe për rrugën Ndroq-Plepa për fazën e parë sepse nuk e kemi kapacitetin. Do të fillojmë me fazën e parë nga Ndroqi deri tek pikëtakimi me Korridorin adriatiko-jonian.“, shtoi Berberi. /f.s

Next Post
Irlanda ofron 80 mijë euro për këdo që do të popullojë ishujt e saj

Irlanda ofron 80 mijë euro për këdo që do të popullojë ishujt e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

October 2, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Bozdo: Rezerva e naftës të financohet nga buxheti i shtetit, të gjitha procedurat të kenë garë dhe transparencë

October 2, 2026
VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com