• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drejtori i “Hilton” konfirmon, në verë jemi në Tiranë

by A R
11/01/2018 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa nga janari i këtij viti, hoteli Sheraton u largua nga Shqipëria, një tjetër linjë e njohur do të fillojë të presë klientët e parë në verë.

«Ne do të jemi të lumtur të mirëpresim mysafiret tanë së shpejti në Hilton Garden Inn Tirana. Hoteli, me 141 dhoma, dy suita dhe 6 salla moderne konferencash, pritet të hapet në verën e këtij viti”, ka pohuar drejtori i Përgjithshëm i Hilton Garden Inn Tirana, Z Michael Walker.

“Hilton Garden Inn Tirana është pjesë e markës së shumë vlersuar Hilton Garden Inn, i cili numëron mbi 750 hotele të shpërndara në të gjithë botën.  Hilton Garden Inn u ofron klientëve, që udhëtojnë për arsye biznesi apo relaksi, akomodime me çmime mesatare të përballueshme dhe një shërbim të një niveli të lartë për një qëndrim mbresëlënës dhe të rehatshëm. Ekipi i këtij rrjeti hotelesh në të gjithë botën është i angazhuar të garantojë që në përshëndetjen e parë, për udhëtarët përherë e më të zënë, një eksperiencë të ndjerë dhe të paharrueshme. Për më tepër informacion, vizitoni www.hgi.com », tha Z Michael Walker.

Priten hotele të tjera me 4 dhe 5 yje pas lehtësive fiskale

Rritja e numrit të turistëve dhe lehtësitë fiskale të ofruara nga qeveria në paketën e fundit fiskale pritet të nxisin orientimin e investimeve vendase dhe të huaja drjet hoteleve me 4 dhe 5 yje.

Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, hotelet me 4 dhe 5 yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10- vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special. Sipas ligjit përjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë autorizimin nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Ligji “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar” këtë vit sjell një nivel të ri zbatimi ku së pari vendosjen e një niveli TVSH-je prej 6 për qind për furnzimin e shërbimeve që ofrohen në hotelet me 5 yje me status special. Deri dje ky nivel TVSH-je ofrohej vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në gjithë strukturat akomoduese në vend. Por trajtimi i diferencuar bëhet vetëm për ata me status special që do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e këtyre hoteleve do të faturojnë shërbimin me 6% TVSH.

Hotelet kanë lehtësi edhe tek taksa e infrastrukturës. Për të gjithë ata që kanë statusin special si hotele me pesë yje taksa e infrastrukturës do të jetë zero ndërkohe që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%./Monitor.al/a.m.

Next Post
Dhunon gruan në Lezhë, policia i gjen edhe drogë

Lezhë, 13-vjeçarja padit për dhunë 24-vjeçarin: Me të bashkëjetoja me dëshirë por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

November 4, 2026
BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

November 4, 2026
“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

November 4, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

November 4, 2026
“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

November 4, 2026
Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

November 4, 2026
DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”- Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”- Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In