• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drejtori pergjon Beqajn: Më hoqi se s’vajta në mbledhje. Ministri: Shkeli ligjin, paguante një person që s’ishte në punë

by Java News
16/11/2016 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytetar nga Tropoja me detyrë Drejtor i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës, Çlirim Hajdarmataj i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi e kanë larguar nga detyra me një urdhër të datës 4 nëntor 2016. Ai thotë se nuk ka patur asnjë paralajmërim për largimin e tij nga detyra, dhe asnjë shkelje nga ana e tij, përveçse një rast kur ai nuk ka shkuar në një mbledhje partie, të PS, të mbajtur në Tropojë.

Historia nis në datën 31 Tetor 2016, ku në qytetin e Tropojës është zhvilluar një mbledhje asambleje e Partisë Socialiste dhe i pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gjatë kësaj mbledhje, për arsye personale, sipas deklarimit te tij, nuk ka qenë i pranishëm Çlirim Hajdarmataj. Disa ditë më vonë, pikërisht në datën 7 Nëntor 2016, pas një urdhëri të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Hajdarmataj është hequr nga puna. Ajo që bën përshtypje qysh në krye të herës në këtë histori, është sesi një zyrtar i shtetit përgjon ministrin e tij.

“Jam Çlirim Hajdarmataj nga Tropoja. Përgjatë tre viteve jam Drejtor i Degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të degës së Tropojës. Papritur, pa asnjë lloj vërejtje, pa asnjë lloj këshille apo mase disiplinore, sot më komunikohet urdhëri i largimit nga puna, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, më datë 7.11.2016. Ky njoftim më ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ky shkarkim i menjëhershëm ka ndodhur, për një mbledhje partie që unë nuk kam shkuar, e kam pasur të pamundur, kam pasur arsye personale dhe nuk kam qenë në mbledhjen e partisë të asamblesë të rrethit Tropojë, të Partisë Socialiste. Kjo është arsyeja e cila është shkelje flagrante dhe është një rast absurd, që të largohesh nga puna, se pse nuk erdhe në një mbledhje partie”, thotë ai.

Sipas një urdhëri të lëshuar më datë 4.11.2016 nga ana e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pra nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit Shëndetësor urdhërohet shkarkimi i menjëhershëm nga puna i zotit Çlirim Hajdarmataj:
“Z. Çlirim Hajdarmataj, aktualisht me detyrë Kryetar i Degës Tropojë pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Kukës, t’i ndërpriten marrëdhëniet e punës dhe financiare me Fondin, duke filluar nga data 07.11.2016.”

Reagon ministri Beqaj:

Ja arsyeja e largimit

Ministri Ilir Beqaj ka reaguar menjëherë pas transmetimit të emisionit, duke pranuar se biseda me Hajdarmatajn është e vërtetë, por jo e plotë. Sipas ministrit, shkarkimi i drejtorit nga puna është bërë për tjetër arsye, pasi është kapur duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante.
“Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë”, shkruan ministri Beqaj në përgjigje të akuzave ndaj tij.

BIDESA TELEFONIKE E MINISTRIT BEQAJ ME HAJDARMATAJN
Drejtori– Alo!
Ministri – Alo!
Drejtori – Po. Përshëndetje!
Ministri – …… ?
Drejtori – Po.
Ministri – Unë jam Ilir Beqaj.
Drejtori – Po. Po ministër!
Ministri – Pse s’erdhe sot në mbledhje në 10 e gjys?
Drejtori – Si?
Ministri – Nga ora 10 e gjys, pse nuk erdhe në mbledhje të Asamblesë të zgjeruar?
Drejtori – Nuk erdha në mbledhje të Asamblesë?
Ministri – Po.
Drejtori – Nuk mujta me ardh, pata probleme.
Ministri – Pse? Pse s’erdhe?
Drejtori – Pata arsye të miat, personale.
Ministri – Pse nuk më njoftove para mbledhjes, që nuk vij dot?
Drejtori – Si?
Ministri – Pse nuk më njoftove mua para mbledhjes, që nuk vij dot në mbledhje?
Drejtori – Po nuk kisha ndonjë pikë kontakti me juve z.ministër. Nuk më keni njoftue.
Ministri – Nuk e ndjeje, që duhet të vije sot në mbledhjen e Asamblesë?
Drejtori – Po nuk ë… Nuk kisha mundësi, që të tregoja ty. Mu më ka njoftue ish-kryetari, që ka qenë ……………. dhe ato i kam njoftu, që s’vij.
Ministri – Po pse më gënjen mu? Pse s’më njoftove që s’vij?
Drejtori – Po si të të njoftoj unë ty? Se s’kisha si të njoftoj. Për car me të njoftue?
Ministri – Si jo? Jam i delegumi. Ti e di, që jam i delegumi i partisë.
Drejtori – E di. E di unë, që je i delegumi, po s’kisha si të njoftoj.
Ministri – Po pra!
Drejtori – Ti nuk më njoftove.
Ministri -……..
Drejtori – Ti z.ministër nuk më njoftove për mbledhje! Nuk e mendova, që mund të njoftoja ty.
Ministri – Mirë, dakord. Hajde! Të uroj suksese në jetë atëhere!
Drejtori – Z. ministër!
Ministri – Urdhëro!
Drejtori – Po, ne jemi bashkë për një qëllim, për Partinë Socialiste?
Ministri – Unë po të them, të uroj suksese në jetë!
Drejtori – Si në jetë o? C’a është kjo? Se s’e kuptoj për c’a po më thu kështu?
Ministri – Kuptoje si të dush!
Drejtori – Si kuptoje si të dush ? O z.ministër…
Ministri – Si të dush. Si të dush.
Drejtori – Z.Ministër, ne jemi njerëz të sakrificës, që ia kemi bo 8 vjet mundin të Partisë Socialiste në Tropojë.
Ministri – Je…
Drejtori – Në kushte të Sali Berishës z. ministër.
Ministri – Je njeri i përgjegjshëm, e kupton.
Drejtori – Unë jam shumë i përgjegjshëm dhe jam njeri shumë me parime. Jam njeri shumë I drejtë, por ia kemi bo mundin e djersën Partisë Socialiste. Dhe jo me ardh njerëz, njerëz, që na kanë sulmu me armë. Na kanë sulmu me armë në kohën e… kur kemi qenë ne në pushtet në 2000. Dhe janë dhe të filmume z.Ministër.
Ministri – Po ta përsëris, të uroj suksese në jetë!
Drejtori – Z. Ministër, po nuk është…, nuk po më vjen mirë me ma thanë, se ne jemi bashkë për një qëllim.
Ministri – Kurse mu më vjen shumë më keq, që ti s’ke njoftu, që s’vjen dot në mbledhje.
Drejtori – Une të kam njoftu. Të kam hy në zyrë edhe të kam than dhe ta kam cu dhe e-mailin. Dhe firmën e katërdhet (40) personave.
Ministri – Dhe unë të kam thon, më vjen shumë keq, që pse s’më njoftove, që s’vij dot në mbledhje.
Drejtori – Po une të kam thanë mo, ta kemi cu e-mailin. Unë të kam taku, unë jam shumë serioz mo burrë. Unë të kam ardh, të kam taku në zyrë o z.ministër. Unë të kam sqarue z. Ministër, të kam sqarue, të kam ardh në zyrë.
Ministri – Unë për fatin tënd të keq, për fatin tënd të keq…
Drejtori – Po, po. Alo!
Ministri – Unë për fatin tënd të keq kam dy marrëdhënie me ty: edhe i delegum edhe ministri. Apo jo? Për shumicën e njerëzve jam thjesht si i delegum, për ty jam dhe ministër.
Drejtori – Po je dhe ministër dhe unë të respektoj 100% dhe Partinë Socialiste nuk e devijoj asnjë minutë, Partinë Socialiste.
Ministri – Po të më respektoje mu…
Drejtori – As statusin. Unë të repektoj ty dhe të kam ardh të kam kërkue. T’u kam lut njëherë si njeri, t’u kam lut si anëtar partie.
Ministri – Edhe njëherë, mund të më thoje për arsye, që s’ti them dot, sot nuk vij dot. Kaq doja prej teje unë. Nuk vij dot.
Drejtori – Nuk e pava të arsyeshme, se do të kisha njoftu. Unë të kam ardh, të kam… në zyrë.
Ministri – A, pikërisht!
Drejtori – Unë ta kam cu e-mailin e arsyes që…
Ministri – Pikërisht pra, m.q.s. e thu vetë, që nuk e shef të arsyeshme, duket se gënjen. Hajde mirupafshim!

Next Post
Kalendari i ngjeshur, Rumenige fut në një “thes” San Marinon me Kosovën

Kalendari i ngjeshur, Rumenige fut në një “thes” San Marinon me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In