• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtoresha e AKSHI-t: eTransporti, projekti që do të ndryshojë transportin përgjithmonë në Shqipëri

by
16/04/2021 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transporti ndërqytetas i udhëtarëve do të ketë tashmë platformën elektronike eTransport. Si një projekt i nisur nga Ministria e Infrastrukturës, Energjisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, eTransport do të krijojë një standard të ri të eksperiencës së udhëtimit me linjat e transportit ndërqytetas. E pranishme në prezantimin e kësaj platforme, krahas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, zëvendës ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj, Drejtoreshë së Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj,  ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-, Mirlinda Karçanaj, e cila e vlerëson eTransportin si një prej projekteve që do të ndryshojë faqen e transportit njëherë e përgjithmonë në Shqipëri.

“Qytetarët do të kenë mundësi që t’i presin biletat online përmes telefonit me QR code, të shohin gjeovendndodhjen e stacioneve, oraret, kryqëzimin e linjave. Nga ana tjetër, tregu në fjalë do të përdorë platformën për të monitoruar burimet e veta në terren, për të aplikuar online për licensimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve, do të formalizojë tregun e transportit, çka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët”, ka theksuar në fjalën e saj drejtoresha Karçanaj, duke bërë më tej krahasimin e këtij realiteti me atë të pak viteve më parë kur imazhi i vetëm që vinte nga transportet ishin radhët e gjata, rryshfeti apo letrat e pafundme që një qytetari i duhej t’i mblidhte për mjetin e vet. Ndërsa sot në platformën unike e-Albania, DPSHTRR ofron 49 shërbime, nga aplikimi për marrjen e lejes së drejtimit, tek leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë së mjetit, aplikimi për t’u pajisur me targë apo kontrolli në kohë reale i pikëve të drejtuesit të mjetit. Aktualisht, vetëm për shërbimet e DPSHTRR janë bërë rreth 2 milionë aplikime online, nga të cilat janë gjeneruar rreth 600 mijë dokumente me vulë elektronike. Qytetarët kanë kursyer 120 milionë lekë nga xhepat e tyre, pa llogaritur këtu vite të tëra në pritje sportelesh, stres apo ecejake. Dikur, duhej të aplikohej në radhë për leje drejtimi dhe do të duhej të pritej deri në 20 ditë. Sot aplikimi bëhet online dhe leja e drejtimit merret për 30 minuta.

“E gjitha kjo nuk do arrihej pa mbështetjen e plotë të kryeministrit Rama për revolucionin dixhital dhe pa vizionin e Blendit, i cili sapo erdhi në drejtim e kuptoi menjëherë që investimet në teknologji janë e vetmja rrugë për të shpëtuar shërbimet e transportit.  Procesi i punës është automatizuar dhe sistemet janë integruar në një të vetëm. Konkretisht kemi investuar në sallën e monitorimit si fjala e fundit e teknologjisë për modernizimin informatik të monitorimit, duke garantuar një proces transparent dhe objektiv për kandidatin dhe autoshkollat.

Krahas digjitalizimit të arkivës fizike është investuar në një sistem të integruar, i cili ndërvepron në kohë reale me sistemet e tjera, përfshirë sistemin e fiskalizimit dhe siguron një monitorim interaktiv dhe në kohë reale të të gjitha proceseve, duke filluar nga pranimi, testimi e deri te lëshimi i lejes së drejtimit sipas standardeve më të larta. E gjitha kjo punë jo vetëm ka lehtësuar shërbimet për qytetarët por ka rritur edhe sigurinë rrugore”, ka përfunduar drejtoresha Karçanaj, duke falenderuar të gjithë të pranishmit e përcjellë urimet për një takim sa më të shpejtë për fazën e dytë të këtij projekti të suksesshëm.

Next Post
Mund t’u besoni, ja shenjat e Horoskopit që dinë të ruajnë sekretet

Më thuaj shenjën e horoskopit të të them pikën tënde të dobët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In