Kryeministri Edi Rama ka qenë sot tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ku është vendosur një sistem i ri online për procedurat doganore, për të cilat drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi e ftuar në Report Tv është shprehur se doganat do të modernizohen dhe gjithçka do të kalojë online.
“Po shkojmë drejt doganave pa letra, e cila shmang shumë procedura dhe krijon shumë lehtësira për bizneset”, thotë Ikonomi.
“95% e deklaratave procesohen nga doganieri dhe dokumentacionin tashmë mund ta shohim online dhe kjo është një lehtësi e madhe për biznesin”, shprehet Ikonomi për Report Tv.
“Ky është një projekt pilot dhe do të kërkonim mirëkuptimin nga bizneset pasi mund të ketë edhe problematika, do të ketë fushata ndërgjegjësimi dhe pranojmë çdo sugjerim dhe kritik nga bizneset”, thotë Drejtoresha e Doganave.