• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtor i Tansporteve Hoxha: Si mori fund tortura për të marrë patentën, tashmë duhen vetëm 20 minuta

by Java News
23/07/2018 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arnis Hoxha, Drejtor i Tansporteve, në një intervistë për javanews tregon se si brenda 6 muajsh arriti të përmbysë një realitet 20 vjeçar që kishte të bëntë me marrjen e patentave, problem që ishte kthyer gangrenë për qytetarët. Sipas tij, situata ishte katastrofike. “Vlen të përmendim që për herë të parë nga krijimi i kësaj drejtorie, që nga muaji janar i vitit 2018, pajisja e qytetarëve me leje qarkullimi si dhe certifikate pronësie behet direk në sportel në momentin e aplikimit. Kjo zgjat vetem 20 minuta, gjë që më parë duheshin orë të tëra ose dhe ditë”, thekson Hoxha.

Ju se fundmi arritet t’i jepni zgjidhje një problemi shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me patentat. Si ishte situata që ju gjetët?

Situata ishte tepër kritike. Ishim tre muaj mbrapa me prodhimin e patentave. Sot që flasim jemi vetëm tre ditë mbrapa. Pra është prodhuar dhe patenta e datës 20 korrik.

Ku konsistojnë përmirësimet që ju bëtë dhe cila është cilësia e këtyre ndryshimeve?

Përmirësimet janë rrënjësore. Gjithëshka ka ndryshuar, si nga ambjentet ashtu dhe nga cilësia e shërbimit. Drejtoria ishte nje mankth për qytetarët, nga të gjitha anët dëgjoje që atje shkon dhe nuk mbaron punë dhe sot ndihem i lumtur kur dëgjoj dhe lexoj përshtypjet e qytetarëve që gjithshka ka ndryshuar dhe kjo për një periudhë gjashtë mujore. Vlen të përmendim që për herë të parë nga krijimi i kësaj drejtorie, që nga muaji janar i vitit 2018, pajisja e qytetarëve me leje qarkullimi si dhe certifikate pronësie behet direk në sportel në momentin e aplikimit. Kjo zgjat vetem 20 minuta, gjë që më parë duheshin orë të tëra ose dhe ditë. Sot çdo punonjës ka detyrën e tij të mirëpercaktuar dhe mban përgjegjësi për shërbimin që ofron, çdo detyrë funksionale është sipas arsimimit që ka përfunduar. Ajo që nuk u bë për 20 vite u bë për 6 muaj.

Ka pasur disa komente nga ish kryeministri Berisha lidhur me ndryshimin e situatës. Si do i vlerësonit këto komente?

Të jem i sinqerte pas komenteve të z. Berisha, më shumë se për askënd tjeter ndjeva përgjegjësinë morale që të beja publike diplomat që unë zoteroj për të gjithë ata qytetarë të cilët vijnë e marin shërbim pranë institucionit që unë drejtoj, sepse kam kontakt çdo ditë me ta dhe nuk do më vinte mirë që të shihesha me shikim mosbesues, edhe pse z. Berisha e ka treguar gjithmonë që hedh vetem shashka qe nuk plasin. Megjithate i bej ftese Z Berisha të vijë pranë ambjenteve te Drejtorisë siç kanë ardhur shumë deputetë të PD dhe jane mahnitur, për të parë gjithshka në realitet dhe pse jo të bëj ndonjë sygjerim të denjë në mbyllje të karrieres së tij, drejt pensionit. Komentet e vetme qe vleresoj janë ata të qytetarëve. Kam marrë përsipër të bëj detyrën që më është ngarkuar dhe do ta bëj me korrektësi, ndershmëri dhe përkushtim.

Bisedoi A. M/ javanews.al

Next Post
Aksident në Rubik, makina “fërkohet” me barrierat anësore

Shifra të frikshme: Në 6 muaj humbën jetën në aksidente 98 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In