Ditën e sotme policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi akuzohet për trafik droge.
Arrestimi u bë në sajë të operacionit “Officina criminale” të nisur në janar, në sajë të cilit u arrestuan 5 persona.
Në pranga u vu një 39-vjeçar duke çuar në 6 numrin e të arrestuarve së bashku me 39-vjeçarin Artur Hysa, 34-vjeçarin Jetmir Hallunaj, 52-vjeçari italian Antonio Francesco Durante, Alessio Zanini, 37 vjeç nga Brescia dhe Florian Naçi.
Në janar të këtij viti policia zbuloi një rafineri droge në një zonë industriale ku prodhohej kokainë e pastër me 85% përbërës aktiv.
Hysa dhe Hallunaj janë parë duke i dhënë një armë Durantes.
Mediat italiane raportojnë se Hysa ishte shefi i organizatës, i cili ishte i rrethuar nga anëtarë për të menaxhuar trafikun me shumicë, ndërsa 39-vjeçari i arrestuar ditën e sotme ishte menaxher i biznesit të tij.
a.ç










