Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar drejtuesin e një autobusi, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në pranga ka rënë Alban Hoxha 36 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë ditën e diel Hoxha ka qenë duke drejtuar mjetin autobus tip Benz në gjendje të dehur në Maminas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt”
a.ç