• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtohej nga LSI, largohen 15 drejtorë nga Drejtoria e Patentave dhe Targave

by Java News
02/11/2017 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion që për katër vitet e fundit u drejtua nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka hyrë në fazën e ristrukturimit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka miratuar ndryshimet në statutin dhe organigramën e këtij institucioni duke i hapur rrugën largimit të 15 drejtuesve rajonalë dhe ndryshimit të kritereve për caktimin e drejtuesve të rinj duke sanksionuar detyrim me vitet e punës dhe arsimin përkatës.

Drejtori i ri Arben Isaraj tashmë ka filluar zbatimin e reformës që synon përmirësimin e shërbimit ndaj qindra mijëra qytetarëve. Dy vendet vakante të shpallura në drejtorinë qëndrore janë për vendet e “Drejtorit të Administrimit dhe Teknologjisë së Informacionit” dhe “Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit Administrativ”.

Me statutin e ri është vendosur kushtëzimi që kandidatët duhet të kenë të detyrueshme minimum 5 vite punë në administratën publike. Gjithashtu, ju kërkohet që të kenë mbaruar nivelin e dytë “Master” në profilin përkatës, ndërsa diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Kusht është edhe që të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshort dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda DPSHTRR-së.

Përveç dy posteve të drejtorëve në nivel qëndror, janë larguar dhe shpallur vakante vendet për 13 drejtorë rajonalë, përkatësisht në: Tiranë, Vlorë, Shkodër, Sarandë, Laç, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës, Dibër dhe Berat.

Kusht për aplikim për këto vende drejtuesish është vendosur që të kenë mbaruar nivelin e dytë “Master”. Diploma”Bachelor” të jetë në profilin inxhinierik, juridik, ekonomik ose menaxhim publik. Eksperienca në punë duhet të jetë në sektorin publik ose privat mbi 3 vite.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka qenë vazhdimisht nën akuza publike për nivel të lartë të korrupsionit dhe emërime politike. Këto ndërhyrje pritet që të ndryshojnë përceptimin ndaj institucionit dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në disiplinimin dhe luftën ndaj fenomeneve korruptive.(TemA)

ma.me

Next Post
Edi Rama dhe “idiotësitë” e medias shqiptare

Edi Rama dhe “idiotësitë” e medias shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In