• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia”/ Xhafa pyet PD: Ka gabuar me Draftin BE dhe SHBA? Vetëm ju keni të drejtë?

by A R
23/05/2016 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbledhur sërish sot Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ku kanë vijuar diskutimet nen për nen mbi Draftin. Në fund të mbledhjes përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar me qëndrimet e largëta midis tyre. Opozita e ka cilësuar Draftin aktual si një projekt kapjeje të sistemit. Këto pretendime u hodhën poshtë nga kryetari i komisonit Fatmir Xhafaj. Ai thotë se gjithçka është realizuar me ekspertizën e BE dhe SHBA. Po ashtu sipas tij çështje politike është vetëm ajo e shumicave të cilësuara, referuar edhe mendimit të Komisionit të Venecias.

“Ajo tavolinë atje është tavolinë politikanësh dhe aty negociohet edhe politikisht. Ka një çështje që është mirëfilli politike siç është formula e zgjedhjes së titullarëve. Në vlerësimin tim Venecia ka lënë vetëm një çështje që duhet të zgjidhet politikisht, që janë zgjidhja e shumicave të cilësuara. Për çështjet e tjera duhen zgjidhur teknikisht. Komisioni i Venecias e ka bërë të qartë. Ne thirrëm mendim OPDAT dhe EURALIUS, ata na sollën pikërisht këtë projekt mbi të cilin po diskutojmë teknikisht. Angazhimi i BE dhe SHBA do të thotë paanshmëri dhe objektivitet. PD ka lexuar sot një promemorie politike të hartuar në zyrat e tyre politike, por aty mendoj se duhet të sillemi si ligjvënës.

Kam për ta një pyetje shumë publike: Një projekt të cilin e kanë punuar ekspertë ndërkombëtarë, ka punuar Brukseli, Uashingtoni, gjithë këta kanë gabuar dhe ka të drejtë PD?”, tha Xhafa.

Ndërkohë përfaqësuesi i PD në komision Oerd Bylykbashi tha se palët janë ende larg një zgjidhjeje, pasi sipas opozitës Drafti aktual kap sistemin. Gjithsesi ai tha se opozita mbetet e hapur për të gjetur konsensusin.

“Mazhoranca qëndorn në atë që është një sistem kapjeje, ndërkohë ne me punën tonë kërkojmë që ky sistem të çmontohet. Ne bëmë propozimet tona të arsyeshme. Diskutimet nen për nen u mbyllën. Mbetet të arrijmë një zgjidhje të përbashkët në aspektin teknik dhe politik. Në qoftë se mazhoranca ngul këmbë në miratimin e një sistemi kapjeje siç është sot nuk mund të ecet.”, tha Bylykbashi./a.m.

Next Post

Bojaxhi: Po përpiqen t'i zhvasin Parkut copa të tjera trojesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In