• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafa: Drafti e nxjerr politikën nga dera, “vendet e rezervuara” e fusin nga dritarja

by Aalison Pearse Stevens
13/06/2016 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drafti për Reformën në Drejtësi e nxjerr “politikën nga dera”, ndërsa “vendet e rezervuara” e fusin “politikën nga dritarja”.

Ky ka qenë komenti i bërë nga kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, lidhur me kushtin e opozitës që kërkon që 5 emërimet në KLGJ dhe KLP, të bëhen mbi bazën e “vendeve të rezervuara” në bazë të raporteve politike në Kuvend. Me këtë vlerësim Xhafaj ka bërë të qartë se PS nuk e pranon formulën e “vendeve të rezervuara”, por gjithsesi ai ka bërë të ditur se janë dhe plot zgjidhje të tjera, të cilat mundësojnë arritjen e një marrëveshje konsensuale, e cila do t’i jepte një rol shumë të rëndësishëm, si pozitës, ashtu edhe opozitës në proces.

“Mjafton të shikojmë sesi qëndron çështja e funksionimit të KQZ-së, ku anëtarët votojnë në bazë të partive që i kanë dërguar në atë komision. Gjithësesi, KQZ është një instrument politik i partive. Por emërimet në KLGJ dhe KLP nuk mund të jenë të tilla, sepse bëhet fjalë për pushtet të pavarur. Vendet e rezervuara cënojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësorë. Ka shumë mundësi për të gjetur zgjidhje. Ka zgjidhje që e bëjnë aktiv rolin e partive në proces. Por kurrësesi  përfaqësuesit e drejtësis nuk mund të jenë të X apo Y partie. Ndarja në parcela politike, sipas kostumit të partive, gjykojmë se do të ishte e dëmshme”, ka theksuar Xhafa.

Sipas tij, është pozitive që ka dakordësi nga të gjitha palët për draftin dhe se do të gjendet një zgjidhje, pasi ka një projekt kushtetues të gjithëpranuar. Xhafa informoi se nesër pritet të mblidhet komisioni për Reformën në Drejtësi, dhe palëve u është shpërndarë edhe drafti. Sipas tij, palët duhet të reflektojnë vetëm mbi draftin e paraqitur të datës 4 maj, draft i cili gëzon edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Me. Ar

Next Post

Një lajm i mirë! Ka bileta për ndeshjet e Shqipërisë! Ja si t'i gjeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

November 13, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Skenari i dhunshëm, tre ditët që shpëtuan vendin nga ‘grushti i shtetit’!

November 13, 2026
Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

November 13, 2026
FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

November 13, 2026
Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi ditor i Brankos, premte 13 nëntor 2026

November 13, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

November 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

November 13, 2026
Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In