• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia”, Vlahutin: Reforma duhet të zbatohet sa më shpejt, nuk ka kthim prapa

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka kërkuar sot zbatim të padiskutueshëm të reformës në drejtësi.

Diplomatja e BE-së është shprehur sot gjatë një vizite në Kukës se, zbatimi i reformës nuk mund të shpërfillet nga politikanët dhe sa më shumë Shqipëria t’i afrohet BE-së, aq më të rrepta do të jenë kërkesat e kësaj e BE-së ndaj vendit tonë. “Kjo është reforma më e madhe që Shqipëria ka ndërmarrë ndonjëherë, ndaj dhe do të duhet të zbatohet sa më shpejt, e për këtë nuk ka kthim prapa”, shprehet Vlahutin.

“Unë nuk thashë që janë skeptikë, unë thashë kanë të drejtën të jenë skeptikë dhe mendoj se është dicka ndryshe, por jam shumë e bindur që do të ndodhë kjo gjë, jo vetëm sepse kërkesa nga qytetarët është e madhe, por është aq e madhe sa nuk mund të injorohet dhe shpërfillet nga asnjë politikan, por edhe për arsye se ne do të kemi jo vetëm atë operacionin ndërkombëtar të monitorimit që e kemi përmendur në reformë, por edhe për faktin që sa më shumë ti afrohet Shqipëria BE, mbikqyrja dhe kontrolli është më i madh dhe më i vështirë. Unë mendoj se fjala zbatim, por zbatim i besueshëm është përdorur aq shumë sa njerëzit arrijnë të kuptojnë se çfarë do të shikojmë me kujdes. Dhe këtu nuk do të ketë as justifikime dhe as ndonjë rrugë të veçantë për të arritur diçka. Ju si qytetarë që sa më shumë t’i afroheni BE, aq më strikt, më të rrepta janë gjërat për të mirën tuaj, në mënyrë që ne të jemi të sigurt që nuk flasim vetëm për një ligj që mbetet në letër, por që flasim për një ligj, i cili është i gjallë, dhe që vërtetohet që ky ligj është përfitues, jo vetëm për pavarësinë e institucioneve por edhe për qytetarët. Është një reformë tërësore dhe shumë e madhe. Ne do të shikojmë disa përfitime që do të duken shumë shpejt. Faza e parë është ajo e vetingut, por edhe vetë vetingu mund të dojë 3 vjet. Kjo është reforma më e madhe që do të ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria në rrugën e BE. Prandaj duhet të jemi realist, edhe për atë sa kohë do të duhet, ajo që është e rëndësishme nuk ka kthim prapa, duhet të vazhdohet të ecet përpara dhe ju premtoj që BE në këtë aspekt do të jetë tejet i saktë në mënyrën e zbatimit të standardeve”, është shprehur Vlahutin.

Deklaratën Vlahutin e bëri pas takimeve që pati sot me Kryetarin e Bashkisë,Bashkim Shehu dhe disa të rinjë anëtarë të shoqërisë civile në Kukës. Në këto takime është folur për projektet e bashkëpunimit nderkufitar që BE po zbaton në rajonin e Kukësit .

Next Post

FOTO / Çfarë po firmosin fshehurazi PD dhe LSI?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In