• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia”/ Vijon prej rreth 3 orësh takimi Rama- Basha

by Java News
06/06/2016 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditësuar- Ora 17: 13- Prej afro 3 orësh po mbahet takimi midis kryeminsitrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha me fokus reformën në drejtësi. Në atë që dikur shërbente si salla e KQZ-së, janë ulur palët dhe përballë qëndrojnë Rama dhe Basha. Nuk dihet ende se çfarë kanë prodhuar bisedimet disa orëshe mes palëve. Teksa mediat kanë hyrë për të filmuar politikanët, ajo që është vënë re ka qenë se të gjithë janë shfaqur të buzëqeshur, por nuk ka patur një shtrëngim duarsh, i cili do të simbolizonte nisjen me këmbë të mbarë të këtij takimi historik.

Nga ana tjetër, mediat shkruajnë se shtrëngimi i duarve është bërë në momentin e ardhjes në sallë, kur kamerat nuk ishin të pranishme.

Një tjetër detaj interesant është vonesa e kreut të PD Lulzim Basha dhe grupit të tij. Takimi i hapte dyert në orën 17:00, teksa Basha ka ardhur 10 minuta me vonesë, ndryshe nga Kryeministri Rama, i cili është paraqitur me Fatmir Xhafajn dhe Petrit Vasilin në orar.

Ora: 17:35 Berisha shkruan për takimin duke bërë diversion

“Rama shnderron takimin bilateral ne trilateral?! Te dashur miq, takimin e thirrur si bilateral “PD – PS”, Edi Rama e ktheu ne takim trilateral duke shkelur rende protokollin e takimeve te kesaj natyre. Cili eshte shkaku i ketij ndryshimi? Mundet qe Meta i ka nxjerre Rames kartonin e kuq per koalicionin, mundet qe Rama beri kete se do te ndaje me Meten bllokimin e reformes ose Meta e ka detyruar te ndaje me te suksesin!?

Sidoqofte kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka perpara dy bashkekryetare te aleances te vellezerve armiq, te pasigurte me njeri tjetrin por te pasigurte me veten e tyre!

Le te urojme te dashur miq nje marreveshje te ndershme ne interesin me te mire te shqiptareve! sb”- shkruan ish kryeministri.

momentet e filmuara nga mediat në fillimin e takimit Rama Basha

rama-basha-2rama-basha2……………

Takimi Rama Basha është drejt nisjes së tij, teksa në Pallatin e Kongreseve, kjo sallë, ku dikur qëndronte KQZ, do të shpërbejë për të ulur në një tavolinë palët dhe dy qëndrimet e tyre përsa i përket reformës në drejtësi.

Në Pallatin e Kongreseve tashmë ka ardhur Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë i shoqëruar nga kreu i komisioni të posaçëm të reformës Fatmir Xhafaj si dhe Petrit Vasili, i cili do të jetë përfaqësuesi i Metës në këtë takim të historik.

Lideri i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i komisionit të reformës Oerd Bylykbashi si dhe nga Edi Paloka, teksa ardhja e tyre pritet nga momenti në moment.

Ajo që pritet me siguri është që palët t’i japin dorën njëri tjetrit por jo qëndrimeve të tyre. Me propozim të ish Kryeministrit Berisha, PD nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ideja e vendeve të rezervuara./ java. a.k

Next Post

Vërshojnë klandestinët shqiptarë nga Holanda në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com