• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vettingu pa mëshirë, ‘fshesë’ 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve

by Java News
02/12/2018 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja kushtetuese, sidomos Reformës në Drejtësi mori jetë një nga organet më të rëndësishme të kësaj reforme, e cila do të kalonte në sitë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë ushtruar profesionin përgjatë viteve të pluralizmit në vendin tonë.

Më 19 janar të 2018, nën asistencën  e ekspertëve amerikanë dhe Bashkimit Europian nisi procesi i vetingut, vendimtar për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Kështu, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit nisi kontrollin e 794 prokurorëve dhe gjyqtarëve për të tria kriteret, pasurinë, figurën dhe integreitetin profesional.

I pari që do të dilte para treshes gjykuese të KPK-së, në mars të këtij viti ishte anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga komisioni me vendim të prerë.

Prioritet nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u është dhënë subjekteve rivlerësuese, të cilët janë edhe kandidatë për organet e reja të drejtësisë, KLGJ-së, KLP-së dhe KED-së.

Por para se të niste procesi i vetingut, të parët që dhanë dorëheqjen në radhën e punonjësve të drejtësisë ishin:

Të dorëhequr:

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Adriatik Llalla, ish-prokuror i Përgjithshëm

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës së Lartë

Shkarkimet me dëshirë të njerëzve të drejtësisë u paraprinë me shkarkimet e tjera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kryesisht me motivacionin e mosjustifikimit të pasurisë dhe kontakteve të cilësuara të papërshtatshme nga KPK-ja. Kështu të mbetur në rrjetën e Vettingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë:

23 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar

1-   Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar

2-   Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar

3-   Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar

4-   Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar

5-   Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar

6-   Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

7-   Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

8-   Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar

9-   Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

10-  Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

11-  Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar

12-  Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

13- Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar

14- Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar

15- Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar

16- Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar

17- Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar

18- Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar

19- Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar

20- Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar

21- Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

22- Shpëtim Kurti, Prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar

23- Luan Dervishi, Gjyqtar i Apelit Shkodër, shkarkuar

32 gjyqtarët dhe prokurorët e konfirmuar në detyrë

1-   Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme

2-   Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

3-   Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

4-   Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

5-   Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

6-   Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin

7-   Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

8-   Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

9-   Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

10- Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

11- Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet

12- Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

13- Vate Staka, prokuror në Prokurorinë e Shkodrës

14- Brikena Ukperaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë

15- Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë

16- Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

17- Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

18- Gentjan Medja, Gjykata Administrative Shkalla e Parë

19- Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

20- Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

21- Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

22- Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranë

23- Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme

24- Ilir Toska, Gjykata  e Apelit Tiranë

25- Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit

26- Artur Malaj, Gjykata Administrative të Apelit

27- Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda

28- Besnik Cani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

29- Adnan Xholi, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

30- Sokol Stojani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

31- Bujar Sheshi, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

32- Ahmed Jangulli, Gjyqtar Gjykata Administrative, Shkodër

Ndërkohë emra të tjerë gjytqtarësh dhe prokurorësh pritet të kalojnë në sitën e vetingut, si nga ata të Krimeve të Rënda, ashtu dhe nga rrethet. (TemA TV)

Next Post
Elbasan/Bylykbashi dorëzon mandatin e kryetarit të partisë, do sfidoj Bashkinë

Elbasan/Bylykbashi dorëzon mandatin e kryetarit të partisë, do sfidoj Bashkinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In