• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në Drejtësi, Unioni i gjyqtarëve: T’i hiqen kompetencat Presidentit

by Ben Andoni
24/10/2015 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i gjyqtarëve ka paraqitur 30 rekomandime për reformën në drejtësi.

240 gjyqatrët e Unionit kërkojnë që ministri i Drejtësisë të mos jenë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa pozicioni i Presidentit të jetë thjesht honorifik dhe të mos ndikojë në emërimet e transferime.

Unioni kundërshton shkrirjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ashtu siç edhe përmendet në draftin e reformës, të mos ndërpritet mandati i anëtarëve të KLD dhe të mos krijohen superstrukura që mbivendosen, sikurse flitet për ngritjen e Komisionit të Verifikimeve.

Ky komision parashikohet të kontrollojë gjithçka mbi gjyqtarët, në një kohë që ekzistojnë strukturat që kontrollojnë pasurinë, etikën profesionalizmin e tyre, ndaj gjyqtarët mendojnë se në lidhje me një strukturë të tillë të kihet parasysh edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që refuzoi Byronë e Hetimit.

“Jemi të gatshëm të kontrollohet çdo qindarkë e pasurisë së gjyqtarëve, por gjithashtu jemi të vendosur t’u themi mjaft anatemimeve kolektive, përbaltjes së të gjithë sistemit dhe kërkojmë identifikimin e atyre personave. Mendojmë se është e padobishme krijimi i superstrukturave kushtetuese apo ligjore të cilat do t’u mbivendosen organeve që tashmë funksionojnë”, thotë kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha.

“Është një moment shumë kritik, shumë i nxehtë sa i përket gjyqësorit. E them këtë në kuadër të reformës. Gjyqësori po anatemohet, me të drejtë apo pa të drejtë, varianti ynë është me pa të drejtë. Ka nevojë për drejtësi, për reformë. Çështja e reformës është një diskutim i gjerë dhe në fund të fundit do të thotë riformatim”, deklaroi Kastriot Gramshi, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve.

Në lidhje me gjykatën më të lakuar, atë të Lartë, e cila mendohet të kthehet në një gjykate karriere dhe ligji, gjyqtarët u shprehen se nuk është e nevojshme të shikohen ndryshimet kushtetuese, pasi ligjslacioni është ekzistent, siç edhe në nenin 141 të Kushtetutës, ku përmendet se Gjykata e Lartë ka funksionin e unifikimit të praktikës gjyqësore.

Gjyqtarët propozojnë të sanksionohet në ligj sistemi i gradave me tre shkallë, i cili do të parandalojë rikthimet e padrejta në sistem dhe do të ulte presionin ndaj gjyqtarëve në promovimin e tyre, raporton Top-Channel.

Ndërkohë, gjyqtarët janë kundër qëndrimeve sesi duhen rekrutuar gjyqtarët e rinj, ashtu si edhe refuzojnë qëndrimet për nënshtrimin ndaj testeve psikologjike.

Ne mendojmë, shprehen gjyqtarët, se duhet rritur  mosha për këdo që synon gjyqësorin dhe nuk duhen marrë modele nga Ukraina, Serbia apo Kosova në luftën ndaj korrupsionit, pasi drafti nuk sqasron se çfare rezultatesh ka në këto vende.

Next Post

Burri e ‘dha me qira’ gruan për seks për 2742 persona, ja sa fitoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In