• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Drejtësia televizive

by Plarent Ndreca
25/04/2026 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Duke e mirëkuptuar tërësisht rolin e pazëvendësueshëm që ka media në garantimin e transparencës dhe hedhjen dritë mbi çdo fenomen shqetësues të shoqërisë, për mua mbetet e pakuptueshme se si ndërtohen panelet televizive për çështje penale konkrete në zhvillim, ku përballë një personi nën hetim, apo, më keq akoma, një të pandehuri, vendosen persona pa njohuri reale të dosjes, pa akses të plotë në prova, pa kualifikim profesional të specializuar dhe pa asnjë përgjegjësi juridike apo kontraktuale për pasojat e deklarimeve të tyre.

Në këtë mënyrë, çështja penale, e cila për nga natyra e saj kërkon analizë të thelluar të provave dhe respektim rigoroz të garancive procedurale, deformohet në një gjyq televiziv, ku gazetari dhe/ose analisti merr funksione de facto akuzuese, drejtuesi i emisionit projektohet si gjyqtar, ndërsa i pandehuri vendoset përballë një “gjyqi paralel”, në të cilin çdo deklarim i pambështetur mund të prodhojë pasoja reale në pozitën e tij juridike dhe në perceptimin publik mbi fajësinë.

Parimi gazetaresk i balancimit të panelit është, pa dyshim, i kuptueshëm në teori. Megjithatë, në kontekstin e një çështjeje individuale penale, ky parim është praktikisht i pazbatueshëm pa cënuar thelbin e procesit të rregullt ligjor. Ose duhet të ftohet edhe organi i akuzës, duke e shndërruar studion në një forum të mirëfilltë gjykimi publik, ose duhet respektuar një parim themelor i shtetit të së drejtës: gjykimi zhvillohet vetëm në gjykatë, mbi bazën e provave dhe procedurave ligjore.

Ajo që evidentohet në këto formate televizive nuk është thjesht një problem etik mediatik, por një praktikë me pasoja reale në jetën e individit, ku persona pa asnjë rol procedural, pa akses në provat e dosjes dhe pa përgjegjësi për pasojat juridike të fjalës së tyre, ndërhyjnë në mënyrë kategorike në një raport që duhet të mbetet ekskluzivisht nën juridiksionin e organeve të drejtësisë.

Për ndërtimin dhe përfaqësimin e akuzës penale, shteti, nëpërmjet taksave të qytetarëve, përfshirë edhe ato të vetë të pandehurit, ka angazhuar një “taborr” të tërë institucional: prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, ekspertë dhe struktura mbështetëse. Shtimi i një “instance” të dytë, informale dhe të pakualifikuar, me funksion de facto akuzues në hapësirën mediatike, krijon një disproporcion të papranueshëm dhe cënon në mënyrë të tërthortë parimin e barazisë së armëve dhe prezumimin e pafajësisë.

Nëse ekziston një interes real publik për transparencë dhe llogaridhënie, ai duhet të kanalizohet me gjithë energjinë e tij drejt mekanizmave që garantojnë integritetin e procesit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të individit, duke i dhënë hapësirë palës më të ekspozuar në proces dhe jo drejt formateve që i rëndojnë më tej këto të drejta, tashmë të cënuara nga ndërhyrja e shtetit. Zgjidhja është e thjeshtë dhe juridikisht e pranueshme: ose hapësirë për komunikim të drejtpërdrejtë me palën e akuzuar, ose hapja e proceseve gjyqësore për publikun, përfshirë transmetimin e tyre live, në përputhje me standardet e procesit të rregullt ligjor.

Drejtësia nuk mund të administrohet në studio televizive. Çdo përpjekje për ta bërë këtë jashtë rregullave të procesit gjyqësor nuk e forcon transparencën por e deformon atë.

Next Post
Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com