• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Drejtësia të mos stepet përballë tij, boll ka livadhisur’/ Klosi për dosjen “Hajdari”: Berisha të merret me forcë në seancë

by Java News
09/10/2020 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës do të vendosë sot nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të merret apo jo si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë. Në dy seancat e shkuara, si prokuroria ashtu dhe pala mbrojtëse e dorëzuan listën e dëshmitarëve që kërkojnë të thirren në seancë dhe që të dyja palët kanë kërkuar që ish-kryeministri të sillet si dëshmitar pasi është person që ka dijeni për ngjarjen. Berisha pak pas atentatit dorëzoi një deklaratë para ambasadorit amerikan, ku tregon vrasjen e Hajdarit dhe se kush janë autorët. Si avokatët ashtu dhe prokuroria kërkojnë që ai të sqarojë publikisht pretendimet e tij. Një javë më parë gjykata shtyu për sot vendimin dhe në orën 12:00 do të vendoset mbi kërkesat e të dyja palëve. Berisha në një studio televizive deklaroi se nuk do të dëshmojë nëse thirret, pasi i ka thënë në deklaratën që ka dhënë para diplomatit amerikan. Por për shumë të tjerë ai nuk mund t’i shmanget procesit.

Reagon Klosi

Kështu gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se uron që gjykata ta marrë me forcë ish-kryeministrin Sali Berisha, nëse ky i fundit sipas tij, nuk pranon të paraqitet si dëshmitar. Në këtë kontekst, zoti Klosi shprehu bindjen se Berisha nuk e do zbardhjen e vrasjes së Hajdarit, pasi ai e ka përdorur atë politikisht, ndërsa shtoi se ai ka frikë nga kjo çështje. “Berisha gjatë këtyre 22 viteve ka thënë shumë gjëra të vërteta dhe të pavërteta pa fund. Në dijeninë time unë e di dhe jam i sigurt që Berishën e kanë thirrur gjykata dhe prokuroria, madje i kanë shkuar në zyrë dhe ai ka refuzuar. Pra janë bërë të gjitha tentativat për të marrë Berishën në gjykatë, por ai ka dalë mbi to se i kishte nën kontroll. Kështu që ka ardhur koha ta marrin dhe të dëshmojë, pasi reforma në drejtësi lë shpresë që gjykata dhe prokuroria të mos tërhiqet nga presioni i Saliut. Ka ardhur koha që Berisha të thotë çfarë di dhe çfarë nuk di, pasi ai ka bërë shumë deklarata kontradiktore. Kush janë gënjeshtrat e thëna prej tij dhe këto ai do t’i bëjë nën betim. Berisha është në pozita të vështira tani dhe nuk e do rihapjen e dosjes “Haxhia” apo edhe “Hajdari”. Berisha ka gënjyer shumë dhe i ka hyrë frika në palcë tani. Berisha e shfrytëzoi vrasjen e Hajdarit për favorin e tij. Por nëse Saliu këmbëngul për të dëshmuar ai duhet të merret forcërisht”, u shpreh ai.

Organet e reja të drejtësisë

Më tej, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se shpreson se falë reformës në drejtësi gjykatat dhe prokuroritë nuk do të zbythen më para Berishës dhe se ky i fundit sipas tij, nuk duhet të livadhisë më. “Gjykata dhe prokuroria nuk ka pse dëgjon deklaratat publike e politike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata duhet të bëjë punën e vet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes me të cilën ajo po merret sikundër është rihapja e gjyqit të Izet Haxhisë. Nga kjo pikëpamje se çfarë do të thotë Berisha është punë e tij dhe ky gjithmonë luan politikisht, ndërsa gjykata ka të sajën. Kështu që nuk e diskutoj fare që ka ardhur koha që Berisha të mos livadhisë më. Nëse gjykata e sheh me vend që Berisha të deponojë duhet ta thërresë edhe ta marrë, qoftë edhe forcërisht nëse ai refuzon të dëshmojë sikundër ka bërë në këto 22 vite”, u shpreh ai. Po ashtu, Klosi u shpreh se dosja “Hajdari” është makth i Berishës. “Berisha nuk di asgjë dhe po bën diversion e kuptoni. Saliu po e shikon që pushteti dhe njerëzit e tij në drejtësi ranë dhe ka frikë nga drejtësia e re, pasi një rihapje e dosjes së Azem Hajdarit është makthi i Berishës. Por nga ana tjetër thuajeni dhe këtë, që Berisha është një karagjoz i vërtetë. Berisha është gënjeshtar dhe një konspiracionist i paparë që nuk di çfarë flet. Berisha duhet të shkojë të dëshmojë në prokurori dhe gjykatë, për ato që di për vrasjen e Hajdarit”, nënvizoi Klosi.

g.kosovari
Next Post
Ja si do sillen shenjat e Horoskopit, 30 korrik 2020

Horoskopi 9 tetor 2020/ Ja parashikimi i yjeve për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In