• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Drejtësia shqiptare, lakmuesi që bashkon “armiqtë”

by
13/07/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Merkel u pasua në Tiranë, pak ditë më pas, nga ai që ka qenë një ndër kundërshtarët më të fortë të saj politikë në Gjermani: Martin Shulz, një ndër figurat qëndrore të socialdemokratëve gjermanë. Shulz është një njohje e vjetër e politikës shqiptare. Mik personal i liderëve të majtë shqiptarë Rama e Meta, ai ka qenë veçanërisht aktiv në vitet kur përplasjet politike në Shqipëri prodhuan trauma të rënda kombëtare.

Sot Shulz kishte zbritur në Tiranë me kostumin e kryetarit të Parlamentit Europian. Dhe kishte ardhur për të kërkuar nga politika shqiptare, pikërisht atë që kërkoi pesë ditë më parë “armikja” e tij kristian demokrate Angela Merkel. Pra, një reformë të thellë në drejtësinë shqiptare. Martin Shulz ka kërkuar që Shqipëria “të shënojë progres në vendosjen e shtetit ligjor në të gjithë drejtimet e tij, përfshirë një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë”. Mesazh më të qartë se kaq është e pamundur të gjesh.

Perëndimorët kanë kohë që e kanë zhveshur gjuhën dhe i kanë lënë mënjanë kortezitë, kur vjen fjala për drejtësinë në vendin tonë. Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Arvizu shprehej se disa nga gjyqtarët e sotëm do të donte t’i shihte në burg, pasardhësi i tij përdor një gjuhë identike me Arvizun, kurse Angela Merkel e nënvizon reformën në drejtësi, si njërën ndër dy prioritetet e vizitës së saj. I pari, ai i azilkërkuesve dhe e dyta, reforma në drejtësi.

Ka qenë ky presion i skajshëm i ndërkombëtarëve që ka ulur më në fund të tryezën e reformës parlamentare, pozitën dhe opozitën. Ndryshe nga reforma tjetër e madhe, ajo territoriale, kjo e drejtësisë duket se do të ketë më në fund praninë e pakicës në tryezën e bisedimeve. Një shans i shtuar që produkti final të mos jetë një imponim shifrash, por një kompromis nga ata që ndryshojnë rrjedhën e historisë së një vendi. Ndërkohë duhet të mjaftohemi me mesazhet e të huajve. Është pak, por e sigurt…

Next Post

MABETEX-it i vdesin 3 punëtorë shqiptarë në Astana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In