• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Drejtësia shqiptare ka shumë korrupsion, paprofesionalizëm dhe nepotizëm

by A R
21/10/2015 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ekspertja e njohur e drejtësisë dhe pjesëtare aktive e ndryshimeve të Shqipërisë pas viteve ’90 flet për “Javanews” për një sërë çështjesh që lidhen me drejtësinë shqiptare, por në vështrimin e saj, duhet që njerëzit e Drejtësisë të mendojnë ashtu si duhet dhe të jenë idealistë…

Nga Ben Andoni

Janë disa komponentë me të cilët do të merret dhe duhet të zgjidhë Reforma në Drejtësi, por duket që një sërë njerëzish të saj janë ende shumë skeptikë. Jo thjesht prej nivelit të korrupsionit, nepotizmit dhe paprofesionalizmit të radhëve të veta, siç shprehet juristja Imholz, që e ka asistuar shpesh sistemin e Drejtësisë pas viteve ’90, por edhe mungesën e duhur të vullnetit politik. Ndërkohë ekspertët e shumtë kanë filluar të merren me Ligjin, dhe Shqipëria po punon fort për një nga çelësat që do t’i hapë udhë negociatave për ta atashuar atë në Evropë. Ekspertët konstitucionalistë po analizojnë kuadrin kushtetues në lidhje me institucionet e sistemit të drejtësisë, për të evidentuar nëse Kushtetuta ka arritur apo jo të garantojë funksionimin e duhur brenda sistemit apo nëse problemet rrjedhin nga mënyra e hartimit të normave kushtetuese apo zbatimit të tyre nga institucionet përkatëse; më tej është analizuar ligji organik i Gjykatës Kushtetuese për problemet që janë hasur në praktikë nga zbatimi i tij në të gjitha aspektet e organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet në dokumentet për Reformën.

Ndërsa sa i përket gjyqësorit, ekspertët po përballen me vështirësitë që fillojnë nga

organizimi, pavarësia, paanshmëria, profesionalizmi, administrimi, eficenca, transparenca e sistemit dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore për realizimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit. Edhe pse në letër gjërat janë dhe kanë qenë të precizuara, specialistët e pohojnë se:  gjyqtarët shqiptarë kanë mangësi dhe janë larg standardeve dhe nivelit profesional që duhet të karakterizojë si duhet një gjyqtar të vendeve të BE-së, e më tej akoma: publiku anashkalohet në tre shkallët e gjykimit. Por, a mundet që me këtë nivel korrupsioni dhe degjenerimi që ka Drejtësia shqiptare t’ia dalë reforma në Drejtësi? Juristja e njohur Kathleen Imholz, që ka jetuar dhe ka punuar në fushën e Drejtësisë në të gjithë vitet e tranzicionit në Shqipëri, mbajtësja e një sërë detyrash lidhur me të, shprehet për “Javanews” se: “Nuk mund të mohohet se ka shumë korrupsion dhe mungesë profesionalizmi, si dhe nepotizëm, ‘akrobacillëk’, klientelizëm dhe pandershmëri në sistemin e drejtësisë (por e shmang fjalën tuaj “degjenerim”, e cila më duket shumë emocionale dhe jo e saktë). Por, n.q.s. vetëm Parlamenti miraton një seri të gjatë (dhe të mjegullt) ndryshimesh të ligjeve si dhe Kushtetutës, me ose pa referendum popullor, asgjë nuk do të ndryshojë ose do të ndryshojë për të keqen (duhet koha e nevojshme për ndryshimet dhe institucione të reja).

Edhe me një ligj dhe nene kushtetuese te reja, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbetet një organ pa efekt, ose me efekt negativ, n.q.s. anëtarët – po cilët do të jenë ata – nuk do të veprojnë me ndërgjegje. Atëherë si mund të arrihet ky ndryshim sjelljeje? Nuk e di – por e di që koha e harxhuar me ndryshime nenesh, ligjesh, Kushtetute është kohë pothuajse e humbur.

Në mbyllje, dua të shprehem se polarizimi (Qeveria, gjyqësori dhe aktorët e tjerë të drejtësisë) nuk me duket efikas në asnjë masë. Le të marrim dhe le të bashkëpunojmë me ata njerëz – gjyqtarë, prokurorë, avokatë etj. – të cilët duan një sistem më të mirë, më të ndershëm, më profesionist. Mund të jenë pak, por ekzistojnë. Pa ata, ndryshimi është i pamundur; ‘reforma’ do të mbetët në letër”.

 

Next Post

Ambasadori Hoffman: S'ka sundim ligji sepse ka gjyqtarë me makina luksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In