Drejtësia shqiptare/ Hodhi vezë mbi kryeministri, 4 vjet nën hetim

Km

Pavlin Tetaj po gjykohet në gjykatën e Tiranës, për akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Arsyeja: Ka goditur me vezë godinën e Kryeministrisë.

Ngjarja është regjistruar në 1 maj 2017, ditën e punëtorëve. Agresori është arrestuar në flagrancë dhe ka shpjeguar arsyet përse hodhi vezë mbi godinën e qeverisë.

“Kam rreth dy javë që kam ardhur nga Italia, pasi jetoj familjarisht atje. Në Shqipëri nuk kam shtëpi, dhe kam qëndruar te halla ime. Rreth orës 08 të mëngjesit së 1 majit dhe shkova tek pazari i ri dhe bleva 4 kokrra vezë. Me to do godisja kryeministrinë, pasi jam i papunë”.

Për ngjarjen janë pyetur edhe oficerët e policisë të ngarkuar me detyrë për ruajtjen e institucionit.

Njëri prej tyre ka deklaruar se me datë 1 maj 2017 ishte në detyrë para kryeministrinë, kur rreth orës 13.10 një person mashkull kaloi përpara tyre, nga krahu verior i godinës së rëndësisë se veçantë.

Sapo kaloi pesë metra – sipas dëshmitarit – personi kthehet dhe nga xhepi nxjerr dicka, të cilën nuk e dalluam çfarë ishte dhe në drejtim të kryeministrisë. E kuptuam se ishte vezë dhe ra tek dritarja e katit të dytë të kryeministrisë. Ai nxori nga xhepi dhe një vezë tjetër dhe kur do të nxirrte të tretën e neutralizuam. Kur e pyetëm se cfarë kishte ai na u përgjigj: Jam i pakënaqur nga qeveria.

“E shoqëruam deri tek lulishtja mes Piramidës dhe Kryeministrisë dhe ja dorëzuam patrullës së policisë”, shpjegon oficeri i policisë.

Për hetimin e këtij rasti janë angazhuar të paktën 3 prokurorë, në duart e të cilëve ka kaluar cështja. I pandehuri ndodhet jashtë vendit, e për këtë shkak po gjykohet në mungesë. Seancën e radhës, prokurora pritet të shpallë pretencën për të. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com